Lajme

Këshilli gjyqësor i Maqedonisë shqyrtoi problemin e transportit të të paraburgosurve deri te gjykatat

Autori: Gazeta inFokus 21:59 | 04 October 2017

Në seancën e sotme, Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë e shqyrtoi edhe problemin me mos nxjerrjen e të paraburgosurve në gjykatë, me ç‘rast shpeshherë ndodh që seancat gjyqësore të shtyhen.

“Lëndë të caktuara po shtyhen nga 15 dhe 17 herë për shkak të mos nxjerrjes së këtyre personave para gjykatës. Pa asnjë përgjigje nga burgu i Idrizovës apo nga ndonjë institucion tjetër ku ndodhet i paraburgosuri, ndodh që seanca të shtyhet pa asnjë bazë si dhe të prolongohen procedurat”, tha Aleksandra Zafirovska, anëtar i Këshillit gjyqësor të RM-së.

Kryetari i Këshillit gjyqësor, Zoran Karaxhoski tha se çështja e furnizimit me tre automjeteve për transportin e të paraburgosurve është dorëzuar te Drejtoria për zbatimin e sanksioneve dhe se kjo pengesë ekziston me vite të tëra.

-Advertisement-

“Problemi nuk qëndron vetëm te ne. Në një pjesë të konsiderueshme, problemi qëndron edhe tek pushteti ekzekutiv. Konsideroj se është e domosdoshme që të mbahet takim urgjent me ministrat e drejtësisë dhe të financave dhe të vendosen disa korniza dhe afate”, tha Mirjanka Gocevka Stefanovska, anëtar i Këshillit gjyqësor të RM-së./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera