Lajme

Këshilli Gjyqësor-Kurtit: Nuk do të punojmë deri në uljen e temperaturave ose përmisimin e gjendjes teknike në Pallatin e Drejtësisë

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 25 July 2023

Këshilli Gjyqësor i Kosovës dje me anë të një letre të hapur i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti, zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe katër ministrave të ekzekutivit.

Në të është thënë se si pasojë temperaturave në ambientin e punës të cilat kanë arritur deri në 35 gradë celcius e mos funksionimit të sistemit të klimatizimit është vendosur të merrën hapa tutje.

Në letrën e Këshillit, kryesuesi Albert Zogaj ka thënë se “Të gjendur në këtë situatë, Këshilli Gjyqësor në kordinim me kryetarët e Gjykatave që punojnë në Pallatin e Drejtësisë është i detyruar që në takimin e paralajmëruar për datën 25 korrik 2023 të merr vendim për ndërprerjen e punës deri në përmisimin e gjendjes teknike ose rënies së temperaturave“.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera