Këshilli Gjyqësor dhe komuna e Prishtinës me memorandum për thirrjet elektronike

Autori: Gazeta inFokus
11:49 | 28 March 2023
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) së bashku me Komunën e Prishtinës kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimit në lidhje me thirrjet elektronike të dërguara nga Gjykata Themelore në komunën e Prishtinës.
Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj konsideroi se një praktikë e tillë duhet të zhvillohet edhe në institucionet tjera.
Ai theksoi se synojnë që brenda këtij viti ta kenë draftin e parë të Kodit të Procedurës Civile.
“Për neve është shumë e dobishme që kjo praktikë të zhvillohet edhe në institucionet tjera… Kjo do t’i shërbejë shpresojmë një praktike të mirëfilltë që zhvillohet në disa vende që sistemit të jetë proporcional që çështjen të barten në gjykatat ku ka më pak ngarkesë pavarësisht ku realisht është shtruar padia apo kërkesa. Pra, është një ide shumë e rëndësishme dhe përligj iniciativën me Kodin e Procedurës Civile për të cilën ne besojmë që gjatë këtij viti do të kemi draftin e parë”, u shpreh Zogaj.
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama u shpreh se ky bashkëpunim është një hap përpara për lehtësimin e procedurave të komunikimit në mes të këtyre dy institucioneve.
Rama ofroi mbështetje për të gjitha projektet e KGJK-së të cilat ndikojnë në ofrimin e kushteve më të mira për punonjësit e drejtësisë.
“Nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit lehtëson punën e gjykatave dhe na ndihmon neve si kryeqytet që në afat sa më të shpejt të kemi njoftimet lidhur me seancat gjyqësore dhe rreth veprimeve procedurave të lëndëve që kemi në shqyrtim gjyqësor e në të cilat jemi palë në Gjykatën Themelore. Ky memorandum ndikon në ekonomizimin e shpenzimeve, përshpejtimin e procedurave dhe thjeshtimin e tyre, kursimin e kohës dhe mundësinë më të madhe të parapërgatitjes të përfaqësuesve tonë ligjor për seanca gjyqësore, duke marr parasysh se pranimi i ftesave përmes postës elektronike dhe në afat më të shpejt sesa forma e deri tanishme përmes postës së rregullt me ftesa fizike”, theksoi Rama.
Shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Frank Power u shpreh se qëllimi i këtij memorandumi është të zvogëlohet shtyrjet në proceset gjyqësore dhe ftesat të dërgohen më shpejt dhe pa kosto.
“Ky është një hap shumë i rëndësishëm, sepse vazhdojmë duke shkuar digjitalizimit të mëtutjeshëm të sektorit gjyqësor që kemi biseduar dhe punuar në sektorët tjera. Çka e ndihmon Gjykatën Themelore dhe Komunës së Prishtinës që të komunikojnë në mënyrë elektronike dhe çfarë do lloj rasteve që lidhet komuna dhe do të vazhdohet shumë më shpejt pa vonesa në seanca gjyqësore… Nga 1 maji në Gjykatën Themelore posaçërisht çështjet administrative do të dërgohen ftesat nëpërmjet e-maileve apo raporteve nga SIMS apo SMIL dhe do të jetë shumë i mirë për të gjithë gjyqësorin në Kosovës…Qëllimi është që të zvogëlohet shtyrjet në gjykata që të lejohet gjykata të dërgoj ftesa vetëm një ‘click’ dhe të zvogëlojmë koston ekonomike të këtyre gjërave”, u shpreh Power.
Nicola Scaramuzzo, nga Zyra e Bashkimit Evropian u shpreh se nga 1 maji në Gjykatën Themelore në Prishtinë dokumentet civile administrative do të dërgohen me e-mail.
Ai theksoi nevojën për përdorimin sa më të madh të sistemit SMIL.
“Nga 1 maji dokumentet civile administrative të Gjykatës Themelore të Prishtinës do të dërgohen nga zyra ligjore e Gjykatës së Prishtinës do të dërgohen përmes e-mailit e jo me postë dhe thirrjet gjenerohen automatikisht nga SMIL është shumë e mirë që SMIL të përdoret sa më shumë që është e mundshme, është proces i përmirësimit të përdorimit sistemin për menaxhimin e lëndëve sa më shumë që përdoret aq më i përsosur do të jetë nga përdoruesi njëkohësisht edhe për shtetin sa i përket transparencës së sistemit gjyqësor dhe efikasitetit”, u shpreh ai. /kp

Të tjera
-
KGJK-ja obligohet t’ia paguajë 57 mijë euro dëmshpërblim Fatmir Limajt
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar pjesërisht padinë e Fatmir Limaj...
-
Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro në mbështetje të punësimit për komunitetet joshumicë
Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar ndarjen e 2 milionë eurove nga Pakoja...
-
Dyshimet për vr*asjen e Agon Zejnullahut nga Policia, Kurti: Falë incizimeve u kuptua çfarë ka ndodhur, s’ka strehë në institucione për shkelësit e ligjit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në hapje të mbledhjes së Qeverisë ka shp...
-
Kurti nga mbledhja e qeverisë: Vdekja e Agon Zejnullahut na ka tronditur, kërkoj hetim të thellë dhe të shpejtë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me rastin e vdekjes së...
-
Gjyqtarja nuk e lë të marrë pjesë avokatin e familjes së Agon Zejnullahut në seancën ndaj 5 policëve
Asdren Hoxha, avokati i familjes së Agon Zejnullahut, ka deklaruar se nuk ësh...
-
Mbërrijnë në gjykatë policët që dyshohet se e vranë 27-vjeçarin Agon Zejnullahu
Një rreshter dhe katër zyrtarë policorë, të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit...
-
Bisedimet për armëpushim në Gaza, Trump dhe Netanyahu takohen për herë të dytë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netan...
-
I publikoi në rrjete sociale, policia në Lipjan konfiskon dy pistoleta dhe 17 fishekë
Njësitet policore në Lipjan kanë ndërhyrë dhe kanë konfiskuar armë zjarri pas...
-
Kërc*ënohet një polic në Lipjan: Iu publikuan foto dhe mesazhe në rrjete sociale
Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Lipjan është bërë objekt i kanosjes përme...
-
Pamjet e fundit: Polici ia mbajti gjurin në qafë për afro 50 sekonda Agon Zejnullahut
Pamjet e fundit të publikuara nga një faqe “Rrjeti” dëshmojnë momentet kritik...
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...