Lajme

Këshilli emëroi Kryetarin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 31 October 2017

Është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) nën kryesinë e Kryesuesit Nehat Idrizi.

Gjatë këtij takimi, anëtarët e KGjK-së, në pajtim me Ligjin mbi KGJK dhe Rregulloren për procedurën e zgjedhjes, emërimit, vlerësimit, pezullimit dhe shkarkimit të kryetarëve të gjykatave dhe gjyqtarëve mbikëqyrës, pas zhvillimit të procesit të votimit kanë përzgjedhur dhe emëruar kryetarin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës. Në garë për kryetarë ishin dy kandidatë: gjyqtari, Nikolla Kabashiq dhe gjyqtari, Tomisllav Petroviq.

Me shumicë votash, Këshilli zgjodhi, gjyqtarin Nikolla Kabashiq për Kryetar të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, thuhet në komunikatën për media.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera