Lajme

Këshilli Drejtues i AAK-së, shpall zgjedhjet e brendshme

Autori: Islam Morina 18:17 | 23 November 2021

Këshilli Drejtues e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka shpallur zgjedhjet e brendshme të këtij subjekti politik.

Lajmin e ka bërë të ditur vet kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj me anë të një statusi në Facebook, shkruan Gazeta Infokus.

Haradinaj ka thënë se pas zgjedhjeve të brendshme AAK do tëjetë më e organizuar dhe më e konsoliduar se asnjëherë tjetër.

-Advertisement-

“Sot Këshilli Drejtues i AAK-së ka shpallur zgjedhjet e brendshme në parti.Duke dëshiruar sukses për të gjithë anëtarët dhe strukturat e Aleancës, uroj zgjedhje të mbara. Jam i bindur që Aleanca pas këtyre zgjedhjeve do të jetë më e organizuar dhe më e konsoliduar se asnjëherë tjetër. Urime Aleancë”, ka shkruar Haradinaj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera