Lajme

Këshilli Atlantik i Veriut do të vizitojë Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 08:06 | 27 October 2017

Misioni i Aleancës Veriatlantike në Kosovë (KFOR) ka bërë të ditur se Këshilli Atlantik i Veriut në format të KFOR-it do të vizitojë KFOR-in.

Gjatë vizitës, delegacioni i udhëhequr nga Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Shkëlqesia e Saj Znj. Rose Gottemoeller, do të takojë komandantin e KFOR-it Gjeneral Major Giovani Fungo dhe autoritetet e nivelit të lartë në Kosovë, duke përfshirë përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar.

Këshilli Atlantik i Veriut është organi kryesor vendim-marrës politik brenda NATO-s, i përbërë nga 29 përfaqësues të përhershëm të NATO-s nën kryesinë e Sekretarit të Përgjithshëm, z. Jens Stolenberg.

-Advertisement-

Vizita parasheh praninë e Këshillit Atlantik të të Veriut dhe përfaqësuesve të përhershëm të vendeve jo kontribuese të NATOs, KFOR-it.

Ai bashkon përfaqësuesit e nivelit të lartë të secilit shtet anëtar për të diskutuar çështjet politike ose operacionale të cilat kërkojnë vendime kolektive.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera