Lajme

Këshillë për koalicionin LVV-LDK: Duhet të ri-konsiderojnë vendimin për vetëm 12 ministri

Autori: Gazeta inFokus 18:57 | 02 December 2019

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës duhet rë rikonsiderojnë sërish vetëm vendimin për 12 ministri.

Miftaraj ka theksuar se nbë këtë fazë me shumë ka rëndësi, planprogrami dhe vullneti politik që në vitin e parë të miratohet ligji për qeverinë dhe përcaktimi se cilat janë kompetencat e qeverisë gjatë mandatit të rregulltë, qeverisë në dorëheqje dhe qeverisë në mbyllje të mandatit në gjashtë muajtë e fundit, shkruan gazeta inFokus.

“VV dhe LDK duhet të ri-konsiderojnë vendimin për vetëm 12 ministri.
Publiku i mirë kupton nëse qeveria e ardhshme mund ti ketë edhe 18 ministri, edhe me çmimin që ligji e përcakton që lista serbe të ketë dy ministri!
Në këtë fazë me shumë ka rëndësi, planprogrami dhe vullneti politik që në vitin e parë të miratohet ligji për qeverinë dhe përcaktimi se cilat janë kompetencat e qeverisë gjatë mandatit të rregulltë, qeverisë në dorëheqje dhe qeverisë në mbyllje të mandatit në gjashtë muajtë e fundit.
Për çështje praktike qeverisë së re duhet kërkuar që zvoglimi i Ministrive të kufizohet në 18.
Këshillë shumë miqësore!” është shprehur Miftaraj./Gazeta inFokus/.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera