Këshillë më e mirë dashurie e aktores holivudiane: “Ikni nga mashkulli i cili nuk mund të ndjekë ambicien tuaj”
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2017/09/reese-witherspoon-big-little-lies-780x439.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
21:11 | 11 September 2017
Aktorja ka edhe një karrierë shumë të suksesshme, mirëpo zbulon se “nuk është ar çdo gjë që shkëlqen”.
Reese Witherspoon është aktore e suksesshme e cila ka fituar çmimin “Oscar”, por ka qenë e nominuar edhe për çmimin “Emmy”.
Ka xhiruar një sërë filmash të cilët kanë marrë kritika të mira dhe pos kësaj është bashkëshorte dhe nënë e përkushtuar.
Mirëpo, rruga e saj e suksesit ka qenë e shtruar me gjemba nëpër të cilën është detyruar të ecë për të luftuar për pozitën e vet në industrinë në të cilën dominojnë meshkujt, transmeton Telegrafi.
– Më kujtohet që në fillim kam pasur situata që në audicione për ndonjë rol gjithmonë të jem e rrethuar me meshkuj. Sot situata është ndryshe dheka mjaft femra, mirëpo ende janë të domosdoshme mjaft ndryshime sa u përket televizioneve dhe filmave – ka theksuar Reese.
Suksesi i madh i saj është rezultat i ambicieve dhe i luftës për realizimin e planeve të cilat nuk kanë nënkuptuar dështimin.
– Çështja qëndron aty që mund të ankoheni dhe të jetoni të robëruara në jetën e tillë. Për mua hidhërimi është diçka që del nga thellësia. Nëna më ka këshilluar që nëse dëshiroj të bëj diçka, patjetër duhet ta bëj vetë – thotë aktorja.
Witherspoon ka themeluar kompaninë e vet të produksionit në të cilën ka mundur t’u kushtohet tregimeve të cilat vetë ka dëshiruar t’i tregojë dhe kjo i është shpaguar. Që atëherë merret me produksion të filmave të cilët femrën e vënë në qendër të vëmendjes.
Ajo i këshillon femrat që çdo gjë që dëshirojnë mund ta arrijnë vetëm me punë të rëndë, si edhe që t’u shmangen atyre të cilët nuk ua përkrahin ambiciet.
– Ikni nga mashkulli i cili nuk mund të përballet me ambicien tënde. Ne patjetër duhet të ndryshojmë pasqyrën për atë që janë të zjarrta edhe femrat me ambicie për vetveten – ka thënë aktorja.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/12/Screenshot_5-2.png)
Të tjera
-
Konjufca nderon Adem Demaçin: I pathyeshëm në burg dhe frymëzues brezash në lụftën për liri
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes ...
-
Vlora Çitaku mban nesër konferencë, s’tregohet arsyeja
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Koosvës, Vlora Çitaku, do ...
-
Nikolla jep dorëheqje si kryetare e kuvendit të Shqipërisë: Është rezultat i një situate personale shëndetësore
Kryetarja e kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka dhënë dorëheqje nga p...
-
Mehaj kujton Demaçin: Udhëheqësit politikë gabuan që s’e bënë president sa ishte gjallë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kujtuar veprimtarin e çështjes...
-
Tri orë pritje e kolona deri në 1 mijë metra, përditësimi i fundit i MPB’së për gjendjen nëpër pikëkalimet kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim rreth gjendj...
-
Kush është Florim Ejupi, që sikur Faton Hajrizi u arratis nga Bondsteel-i?
Florim Ejupi është një ndër emrat më të përfolur në botën e errët të krimit n...
-
Presidentja i fton krerët e partive për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve që mbahen vitin e ardhshëm
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka ftuar zyrtarisht...
-
Do rikthehen temperaturat mbi 40 gradë në Shqipëri
Në 21 korrik u shënua rekordi global përsa i përket temperaturës mesatare...
-
Mbledhja e radhës e Qeverisë, merret një vendim
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 215’të. Në këtë...
-
KFOR-i publikon pamje nga kufiri me Serbinë: Po patrullojmë rregullisht
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e ...
-
Hoxhaj viziton Thaçin e Veselin në Hagë: Fatin e tyre e shohin në shërbim të fatit të Kosovës
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka vizituar sot në Hagë, ish-presidentin Hash...
-
“Parisi 2024”, Osmani i ofron mbështetje ekipit të Kosovës: E bindur që do të shkëlqejnë dhe do të sjellin medalje
Presidentja Vjosa Osmani është lajmëruar në faqen e saj në Facebook, pak minu...