Lajme

Këshillat e Elon Musk për të rinjtë që duan të kenë sukses

Autori: Gazeta inFokus 20:01 | 31 December 2021

CEO i Tesla dhe SpaceX që është njeriu më i pasur në tokë, Elon Musk jep disa këshilla për të rinjtë që duan të kenë sukses në jetë. Musk u pyet në një intervistë për “Lex Fridman Podcast” për këshillat që do t’u jepte gjimnazistëve apo studentëve që duan të kenë një ndikim pozitiv në botë.

Këto ishin përgjigjet e tij:

Jini të dobishëm

“Bëni gjëra që janë të dobishme për njerëzit e tjerë, për botën”, theksoi ai. “Është e vështirë të jesh i dobishëm – shumë e vështirë” pranoi ai.

Kontribuoni në shoqëri

Të gjithë duhet të kontribuojnë në shoqëri më shumë sesa konsumojnë, sipas Musk.

“Përpiquni të jepni një kontribut pozitiv në shoqëri. Ky është një qëllim” tha ai.

Ai shtoi se respekton “dikë që bën një punë të ndershme”.

Lexoni libra dhe mblidhni informacion

“Unë do t’i inkurajoja njerëzit të lexonin shumë libra. Përpiquni të merrni sa më shumë informacione dhe përpiquni të zhvilloni njohuri të mira të përgjithshme, në mënyrë që të keni një bazë të përgjithshme në fushën e dijes”, tha ai.

Flisni me njerëzit

“Flisni me njerëz nga sfera të ndryshme të jetës. Mësoni sa më shumë”, është këshilla e tij e fundit.

Të tjera