Këshillat e duhura/ Si të kujdeseni dhe të pastroni enët e gjakut, kujdes me stresin
Autori: Gazeta inFokus 08:02 | 23 September 2024
Aktiviteti fizik dhe konsumi i acideve yndyrore omega-3 përbëjnë shtyllat e strategjisë për mirëmbajtjen e shëndetit të enëve të gjakut.
Sipas ekspertëve, shëndeti i enëve të gjakut është thelbësor për mbrojtjen e të gjithë sistemit kardiovaskular, jo vetëm nga kolesteroli por edhe toksinat.
Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë dhe ushqimet e këqija dhe jo të shëndetshme janë dy nga faktorët që nxisin përkeqësimin e shëndetit të enëve të gjakut.
Më Shumë Acide Yndyrore
Acidet yndyrore omega-3 janë shumë të rëndësishme për pastrimin e enëve të gjakut nga kolesteroli i keq.
Konsumi i rregullt i tyre ul rrezikun e arterosklerozës, tensionit të lartë dhe atakut në zemër.
Këto acide yndyrore i gjeni tek: vaji i peshkut, arrorët, farat, avokado dhe vaji i ullirit.
Aktiviteti fizik
Aktiviteti i rregullt fizik i bën mirë të gjithë trupit dhe në veçanti enëve të gjakut.
Një trup aktiv nënkupton një qarkullim më të mirë gjaku dhe një sistem kardiovaskular të shëndetshëm.
Mjaftojnë 30 minuta në ditë aktivitet fizik që të ulet rreziku i atakut në zemër.
Ushqyerja e Shëndetshme
Ushqyerja e shëndetshme me fruta, perime dhe drithëra mundëson rënien nga pesha dhe ul nivelet e kolesterolit.
Për më tepër, heqja dorë ose kufizimi i sheqerit dhe kripës ruan shëndetin e enëve të gjakut në një periudhë afatgjatë.
Kujdes Me Stresin
Stresi nxit disa reagime në organizëm që përshpejtojnë rritjen e tensionit të gjakut dhe pengojnë qarkullimin e tij.
Ekspertët rekomandojnë qetësimin dhe frymëmarrjen e kontrolluar për mbajtjen nën fre të stresit.
Larg Ushqimeve Me Kolesterol
Kolesteroli i tepërt ka një ndikim të fortë në shumë sëmundje të zemrës.
Ekspertët thonë se njerëzit duhet të shmangin konsumin e mishit të kuq, salçiceve, sallamit, proshutës, gjalpit dhe produkteve të përpunuara.
Një tjetër hap i rëndësishëm është heqja dorë nga duhani dhe kufizimi i alkolit.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...