Shëndetësi

Këshilla si të mbrohemi nga gripi

Autori: Gazeta inFokus 08:09 | 14 January 2020

Jemi në sezonin e gripit prandaj të gjithë duhet të bëjmë më shumë kujdes.

Sipas të dhënave zyrtare, në Kosovë prej datës 1 tetor të vitit të kaluar e deri më 5 janar të këtij viti në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 16.588 raste të dyshimta në grip, 2931 raste Infeksione respiratore akute dhe 13 raste me infeksion të rëndë respirator akut.

Është shumë e rëndësishme që të dimë se mund të mbrojmë veten dhe të tjerët dhe kështu të shmangim gripin.

-Advertisement-

Më poshtë lexoni disa këshilla se si mund ta bëni këtë:

• Të vaksinohen të gjithë personat e moshuar mbi 65 vjet dhe personat me sëmundje kronike në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare.

• Të reduktohet numri i vizitave të familjarëve tek personat të hospitalizuar (SHSKUK, Spitalet rajonale).

• Të evitohen vendet e mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz.

• Nëse keni shenja te gripit, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore

• Nëse keni shenja të gripit mbani distancë të paktën 1 metër prej njerëzve

• Mbuloni hundën dhe gojën me faculetë në rast të kollës apo teshtitjes.

• Shmangni prekjen e syve hundës apo gojës me duar të pa pastruara

• Nëse keni shenja të gripit, mos shkoni në punë, shkollë apo vende me shumë njerëz, por qëndroni në shtëpi

• Shmangni përqafimin, puthjen dhe shtrëngimin e duarve kur përshëndeteni

• Hidhni faculetën në vendin e duhur menjëherë pas përdorimit

• Pastroni rregullisht duart me ujë dhe sapun dhe dezinfektoni mjediset ku qëndroni

• Ushqehuni shëndetshëm duke përdorë më shumë vitamina dhe bëni aktivitet fizik

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera