Lifestyle

Këshilla për kohën e gjumit të fëmijës tuaj

Autori: Gazeta inFokus 23:15 | 10 February 2019

10 këshilla që fëmija juaj (dhe ju!) të bëni gjumë të mirë natën.

1. Kthejeni gjumin në prioritet familjar dhe pjesë të veprimtarive tuaja ditore. Vendosni sa orë gjumë kërkon çdo anëtar i familjes tuaj dhe sigurohuni që ta bëjnë këtë. Diskutoni me mjekun e fëmijës mbi problemet e gjumësisë, sepse pjesa më e madhe e tyre trajtohen lehtësisht, transmeton Telegrafi.

2. Mësoni t’i dalloni problemet e gjumit tek fëmija juaj. Duhet të vëreni detaje të tilla, si: vështirësi për të rënë në gjumë, zgjim nga ëndrrat e këqija, gërhitje, rezistencë për të shkuar në shtrat, vështirësi në frymëmarrje ndërsa flenë. Këto probleme të gjumit mund të lidhen edhe me sjelljen gjatë ditës, si: lodhje jashtë normales, gjendje e përgjumur ose sjellje tekanjoze.

-Advertisement-

3. Punë në grup. Është mirë që ju ta diskutoni në grup strategjinë dhe të punoni si skuadër. Nëse po filloni një program për natën, pasi keni kaluar vështirësi me fëmijën tuaj, shpjegojani çfarë prisni nga fëmija, nëse ai është i rritur.

4. Këmbëngulja. Si në të gjithë aspektet e mëmësisë, këmbëngulja dhe vijueshmëria janë përbërësit kyç për suksesin. Pa ato, ju nuk mund të prisni që fëmija juaj të mësojë apo të ndryshojë sjelljen.

5. Vendosni një orë ekzakte gjumi dhe zgjimi. Kjo gjë vendos një rregull për ju dhe fëmijën tuaj dhe ju lejon të planifikoni regjimin e kohës së gjumit. Përndryshe, ju mund të keni tendencën të flini vonë. Për më tepër kjo ndihmon që fëmija të ruajë kohën e brendshme trupore ose ritmin ditor në një cikël 24 orësh. Nuk ka një kohë ideale se, kur duhet të flejë çdo fëmijë, sepse nevojat e gjumit dhe regjimi i fjetjes ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme.

6. Regjim, regjim, regjim. Regjimi vendos një rregull dhe ndihmon në sjellje; një regjim i kohës së gjumit ndihmon fëmijën tuaj të mësojë të jetë përgjumësh, ashtu siç leximi në krevat i vë të rriturit në gjumë (madje edhe larg krevatit). Struktura e kohës së gjumit gjithashtu shoqëron dhomën e gjumit me ndjesi të mira dhe ofron një ndjesi sigurie dhe kontrolli. Regjimi heq stresin nga dhoma e gjumit dhe ndihmon që ajo të jetë një kohë speciale, veçanërisht nëse keni më shumë se një fëmijë.

Koha e gjumit është koha që të çlodheni. Kështu që, aktivitetet qetësuese, si: një banjo e ngrohtë, një libër ose ndoshta një masazh i këndshëm janë zgjedhje të mira. Mbajini televizorët, kompjuterët dhe pajisje të tilla larg dhomës së gjumit, sepse ato mund të zgjojnë fëmijën tuaj dhe t’ju mbajnë zgjuar deri vonë.

Mësojani fëmijës tuaj çfarë është regjimi, limitet kohore që duhen përfshirë në të dhe fokusohuni pas tyre. Shpesh është shumë e nevojshme t’i lajmëroni se, koha ka përfunduar, si psh: “Kemi edhe tre faqe për të lexuar”, por jini strikt dhe mos i tejkaloni limitet tuaja.

Pasiguria ushqen tension dhe mund të ketë edhe debate pas kësaj. Një qëllim thelbësor në regjimin e fëmijës tuaj është t’i mësoni fëmijës të qetësohet, të bjerë vetëm në gjumë dhe ta zë gjumi vetë gjatë natës kur i del gjumi. Çelësi për ta arritur këtë qëllim është që, prindërit t’i lënë vetëm fëmijët e tyre pak kohë para se t’i zërë gjumi.

7. Vishini dhe kujdesuni për temperaturën e dhomës. Sërish, nuk ka rregulla absolute, por një gjë është e sigurt: visheni fëmijën tuaj siç visheni edhe vetë, duke pasur parasysh që fëmijët e vegjël zbulohen shpesh gjatë natës dhe nuk janë në gjendje të mbulohen sërish. Njerëzit zakonisht flenë më mirë në një dhomë të freskët (por jo të ftohtë), sesa në një dhomë të ngrohtë.

8. Objektet kalimtare. Koha e gjumit do të thotë ndarje dhe kjo mund të bëhet më e thjeshtë me një objekt kalimtar, si psh: kukull, arush me push, batanije ose diçka e tillë. Këto objekte ofrojnë një ndjesi sigurie dhe kontrolli që rehaton dhe siguron fëmijën tuaj.

9. Dhoma dhe ndarja e krevatit. Disa prindër ndiejnë se, ndarja e dhomës së tyre të gjumit apo e krevatit me fëmijën, është më e natyrshme, sesa të kenë dhoma të ndara; dhe ky fakt është i rëndësishëm për zhvillimin emocional të fëmijës.

Duke marrë në konsideratë disa çështje sociale dhe psikologjike, zakonisht të ndash krevatin nuk është një ide e mirë. Së pari, çdo njeri fle më mirë vetëm; do të thotë që ka më pak shqetësime gjatë gjumit dhe gjumi mund t’i dalë më pak herë.

Fëmijët në të njëjtin krevat apo dhomë gjumi mund të mos mësojnë të flenë vetë dhe kanë tendencën të kenë probleme me gjumin. Mbytja e fëmijëve, kryesisht atyre të vegjël është gjithashtu një problem gjatë fjetjes në të njëjtin krevat.

Një fëmijë në krevat me ju mund të ketë pasoja serioze në jetën tuaj intime dhe seksuale; ta lini fëmijën me dadon gjithashtu mund të jetë një problem. Sa më gjatë të flejë me ju në krevat fëmija, aq më e vështirë bëhet ndarja kur ai apo ajo duhet të shkojë në dhomën e tyre.

Të fjeturit ndarazi është gjithashtu i rëndësishëm të ndihmojë një fëmijë të mësojë të nda­het pa ankth dhe të formojë identitetin e vet.

10. Një gjë të fundit. Fëmijët gjithmonë do të lënë diçka për në fund: të puthurën, përqafimin, një gotë me ujë apo të shkuarin në banjo. Ata shpikin shumë gjëra. Bëni maksimumin që t’i paraprini këto kërkesa dhe t’i keni bërë përpara se të shtrihen në krevat. Dhe … mësojuni fëmijëve se, nga momenti që ata janë në krevat, nuk duhet të lëvizin më prej tij.

Si t’ia bëni më të mirë gjumin fëmijës (dhe vetes tuaj!)

Pavarësisht moshës, oraret e rregullta dhe regjimi i kohës së gjumit ndikojnë të kemi një gjumë të mirë dhe të shëndetshëm; e njëjta gjë vlen edhe për fëmijët, madje edhe më shumë.

Të vendosësh e të ruash zakone të mira gjumi ndihmon fëmijën ta zërë gjumi, të rrijë në gjumë dhe të zgjohet i freskët e i çlodhur, duke parandaluar problemet e gjumësisë në të ardhmen. Zakonet e mira të gjumit jo vetëm që ju largojnë stresin në kohën e gjumit, por ndihmojnë që ta kthejnë atë në kohën më të veçantë për ju dhe fëmijën tuaj.

Nuk ka rregulla të vështira për sjelljen e gjumit dhe si gjithmonë ka variacione tek individë të veçantë. Fëmija juaj është unik. Nëse regjimi funksionon, atëherë kjo është më e mira për ju. Kjo do të thotë që, disa mënyra funksionojnë më mirë se të tjerat dhe këshillat e mëposhtme jepen që të jenë të efektshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera