Shëndetësi

Këshilla për jetëgjatësi nga njerëzit e “ishullit të pavdekshëm”

Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 16 January 2020

Okinawa njihet si shtëpi për disa nga njerëzit më të vjetër në planet. Sekreti nuk është ilaç ose ushqime specifike, por një lidhje me të dashurit e tyre.

Banorët e Okinawa, të njohur ndryshe si ‘ishulli i pavdekshëm’, kanë gjasa të arrijnë moshën 100 vjeç shumë më shumë sesa njerëz në shumicën e rajoneve të tjera të Japonisë, shkruan Gazeta inFokus

Ishulli është quajtur një “zonë blu”, në të cilën jetojnë disa nga njerëzit më të vjetër në botë, dhe ka qenë shtëpi për më shumë se 1.000 njëqindvjeçar gjatë 40 viteve të fundit.

-Advertisement-

Nobu Higa, një 100-vjeçare nga Okinawa, nënë e gjashtë fëmijëve, thotë se ende kënaqet duke ecur dhe duke shkëmbyer histori me miqtë e saj. Të qenit aktiv përmes stërvitjes dhe shoqërimit është diçka që ajo dhe shokët e saj njëqindvjeçarë e predikojnë si një nga çelësat e jetës së tyre të gjatë.

Mënyra tjetër quhet “moai”, një traditë lokale e përkrahjes së grupit dhe shoqërimit midis banorëve që mund të zgjasë për dekada.

Një nga antidotet më të fuqishme për pleqërinë, sipas Dr. Makoto Suzuki nga Qendra Kërkimore Okinawa për jetëgjatësinë, është “ikigai”, një forcë lëvizëse personale dhe burim pasioni.

“Ikigai” mund të shfaqet si përkushtim i dikujt për një hobi të veçantë, ose në forma se si nipërit dhe mbesat kujdesen për gjyshërit e tyre të moshuar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera