Lajme

Këshilla për atë që agjëron për herë të parë

Autori: Gazeta inFokus 17:21 | 26 May 2017

Ramazani është afruar dhe ju si agjërues i tij për herë të parë, ndoshta keni shumë pyetje në kokën tuaj në lidhje me të. Ju mund të pyesni: Si do të mund ti përballoj ato ditë të gjata vere pa ushqim dhe pije?
Si do të mund të kryej të gjitha gjërat dhe aktivitet që unë zakonisht bëj çdo ditë, ndërkohë që nuk ha dhe nuk pi?

Si një agjërues i ri, unë dua të kënaq Allahun sa më shumë me anë të agjërimit tim, por si do ta përballoj atë, në qoftë se unë nuk kam agjëruar më parë?

Si do të jetë reagimi i familjes, kolegëve dhe miqve të mi për faktin që unë agjëroj?

-Advertisement-

I/e nderuar agjërues ju mjafton për tu ndjerë të qetë fakti që miliona njerëz që e kanë bërë atë para jush kanë mbijetuar dhe kanë fituar shpërblimet dhe vlerat e këtij muaji të veçantë. Të njëjtat sfida që do të përjetoni ju i kanë përjetuar dhe përballuar shumë të tjerë përpara jush.

Allahu ju ka udhëzuar në Islam dhe Ai e di masën e sfidave që mund të përballoni, prandaj Ai asnjëherë nuk ju sprovon me diçka përtej mundësive tuaja njerëzore dhe agjërimi është një adhurim i sinqertë për Zotin i Cili thotë:
“ Çdo vepër e birit të Ademit është për të, përveç agjërimit; ai është për Mua dhe Unë do të shpërblejë për atë … “(Buhariu dhe Muslimi)

Pra, si të menaxhoni agjërimin tuaj të parë?

Ashtu si çdo gjë e re, mënyra më e mirë për ta kryer atë është që ta bësh sa më të lehtë të mundesh duke u përgatitur për të. Më poshtë janë disa ide që mund t’ju ndihmojë.

Përgatisni psikologjikisht veten tuaj
Takohuni dhe bisedoni me muslimanë të tjerë për të mësuar në lidhje me përvojat e tyre rreth agjërimit, sepse ju mund të ndjeheni pak nervozë dhe të shqetësuar në lidhje me agjërimin dhe kontakti e biseda me agjërues të vjetër do tju ndihmojë që të riktheni qetësinë dhe qartësinë e mendimeve tuaja.

Lexoni në lidhje rreth Ramazanit dhe informacione të tjera që do t’ju ndihmojë për të larguar shumë pasigurinë që mund të ndjeni në vetvete.

Filloni t’i largoheni shprehive të këqija tani: Nëse ju jeni një person i prirur që të gënjejë, përgojojë ose të kryejë vese të tjera të këqija, atëherë duhet të bëheni më të vetëdijshëm për atë që ju jeni duke bërë dhe të përpiqeni për ti frenuar këto zakone para Ramazanit.

Përgatisni fizikisht veten tuaj
Në qoftë se ju filloni një trajtim tani kjo do të jetë më lehtë për ju gjatë ramazanit, në të cilin rutina juaj do të ndryshojë. Ngrënia dhe pirja në ramazan është në kohë të ndryshme nga regjimi juaj i zakonshëm, prandaj për ta përjetuar sa më lehtë këtë ndryshim gjatë ramazanit mund ta filloni edhe në ditët përpara tij, në mënyrë që trupi juaj të jetë mësuar me këto ndryshime.

Nëse ju jeni duke marrë ilaçe rregullisht ose keni probleme shëndetësore konsultohuni me mjekun tuaj për t’u siguruar se agjërimi nuk do t’ju dëmtojë ju. Dijetarët kanë thënë se në qoftë se jeni të sëmurë dhe agjërimi dëmton shëndetin tuaj, atëherë nuk ju lejohet të agjëroni, derisa të shëroheni.
Filloni të përshtasni regjimin tuaj të gjumit me atë regjim që do të ndiqni në ramazan, sepse kjo gjë do ta bëj më të lehtë për ju zgjimin në syfyr.
Nëse ju zakonisht pini shumë çaj ose kafe, pakësimi i pirjes së tyre është një ide e mirë për të shmangur dhimbjet e kokës gjatë kohës që jeni agjërueshëm.
Filloni të hiqni dorë nga cigarja dhe zëvendësojeni atë me përtypjen e çëmçakëzit, sepse kjo gjë do t’ju ndihmojë ju që edhe gjatë ramazanit ta përballoni tundimin e cigares, por gjithashtu të jetë një mundësi e mirë për ju për ta lënë përfundimisht duhanin.

Përgatisni shpirtërisht veten tuaj

Shtojeni leximin e Kuranit, më shpesh dhe më gjatë. Ramazani nuk është një muaj vetëm për të kontrrolluar dëshirat fizike, por edhe një muaj për tu përqendruar në çështjet shpirtërore

Në qoftë se ju ende nuk e falni rregullisht namazin, atëherë bëni një përpjekje për ta mësuar atë para se të vijë ramazani, në këtë mënyrë ju do të merrni shpërblime shtesë edhe për falien e teravive me xhemat
Mëso disa lutje profetike që t’i drejtoheni Zotit me to gjatë ramazanit apo natës së Kadrit.

Lutjuni Allahut që t’ju japë sukses në kryerjen e këtij adhurimi të madh dhe t’ju japë gjithashtu sukses në distancimin nga gjynahet që pakësojnë shpërblimin e agjërimit tuaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera