KESCO dhe Qatar Charity nënshkruajnë marrëveshje për subvencionimin e 866 familjeve me jëtimë
Autori: Gazeta inFokus
16:33 | 08 April 2021
ESCO dhe Qatar Charity kanë nënshkruajnë të enjtën Memorandumin e Mirëkuptimit për subvencionimin e 866 familjeve me jetimë. Kjo organizatë humanitare ka vendosur që të bëjë subvencionimin e furnizimit me energji elektrike të këtyre familjeve për një vit.
I pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit ka qenë edhe shkëlqesia e tij, ambasadori i Katarit për Shqipëri dhe Kosovë, z. Ali bin Hamad.
“Ngjarja e sotme tregon përkushtimin tonë në ndërtimin e marrdhënieve sa më të mira me Kosovën. Tutje, në jemi të përkushtuar që këto marrëdhënie vëllazërore të forcohen edhe më tepër në të ardhmen”, tha Ambasadori Hamad.
Në emër të KESCO-s ka nënashkruar Drejtori i Furnizimit, z. Huseyin Ozen. “Ne jemi të lumtur dhe të nderuar që po nënshkruajmë këtë Memorandum të Mirëkuptimit me Qatar Charity, një organizatë e fuqishme botërore. Kjo ndihmë është e mirëseardhur për këto famijle dhe do ti ndihmojë këto familje që janë në gjendje të vështirë”, tha z. Ozen.
Në emër të Qatar Charity ka folur përfaqësuesi nga Katari, z. Nawaf Al- Hamad. Ai theksoi se këto nuk janë aktivitetet e vetme humanitare që kjo organizatë ka bërë në Kosovë. Vlera e përgjithshme e donacioneve për vendin tonë kap shifrën prej 25 milionë eurosh.
Aktin e sotëm e ka përshëndetur edhe zëvëndësministri i financave, Z. Ilir Kapiti.
“Falënderoj në emër të Qeverisë së Kosovës shtetin e Katarit për këtë ndihmë. Marrëdhëniet tona janë jashtëzakonisht të mira dhe jemi të përkushtuar ti avancojmë ato”, tha z. Kapiti.
Qatar Charity është ndër organiziatat humanistare më të mëdha të botës dhe operon në shumë vende.
Të tjera
-
Hoxhaj: Hoti dhe Kurti dështuan para propagandës serbe
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një reagimi n...
-
Franca shpëton 84 migrantë
Marina franceze tha se ka shpëtuar 84 persona që ishin në bordin e katër anij...
-
Selimi: Pretendimet e “Europa Nostra” për Manastirin e Deçanit janë të pasakta
Ish-ministri Selimi: Pretendimet e “Europa Nostra” për Manastirin e Deçanit j...
-
Maqedonia me shifra të larta vdekjesh e infektimesh nga Covid-19
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedonia e Veriut ka regjistruar 32 viktima dhe ...
-
Paradite në ministri e pasdite në gjykatë, 4 ministrat e Kurtit me aktakuzë
Ish-zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Qazim Rrahmani, thot...
-
Kontenier me kokainë nga Ekuadori në Durrës
Një sasi e madhe kokaine është kapur në portin e Durrësit. Burime për Top ...
-
Bota humbi afro 3 milionë njerëz nga Covid-19
Sipas një llogaritje të përpiluara nga AFP, të paktën 2.917.316 njerëz kanë v...
-
Fotografi të rralla e të vjetra të Prishtinës e Prizrenit që datojnë nga viti 1913
Francezi, Albert Kahn gjatë vitit 1913 kishte vizituar Kosovën e që kishte sh...
-
Latifi: Sa më shumë t’i mbyllësh njerëzit aq më shumë e duan detin
Profesori universitar i Filozofisë, Blerim Latifi ka komentuar pushimet e qyt...
-
U paraqit rrejshëm si polic dhe tentoi t’i mashtrojë dy qytetarë, arrestohet i dyshuari
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuari pasi që i njëjti është ...
-
83 raste aktive me koronavirus në Malishevë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24-orët e fundit ...
-
Podujeva nënshkruan marrëveshje me shoqatën “Jetimat e Ballkanit”
Komuna e Podujevës ka nënshkruar marrëveshje me shoqatën “Jetimat e Ballkanit...