Lajme

Kërveshi: Aktakuza “Veterani” rrezikon të cenohet politikisht

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 26 August 2018

Rasti “Veterani” ka qenë testi më i rëndësishëm i sistemit të drejtësisë në Kosovë për të dëshmuar pavarësinë e tij nga politika. Sistemi ka dështuar.

Sipas avokatit dhe ish-anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK-së), Kujtim Kërveshi, kjo ka ndodhur për shkak të lidhjeve të ngushta të krerëve të Prokurorisë së Shtetit me politikën, shkruan sot “Koha Ditore”.

Prokuroria e Shtetit përmes rastit “Veterani” po e lufton vetveten, thotë ai. Kërveshi e ka cilësuar joprofesional kontestimin që kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i bën ish-vartësit të tij, prokurorit të dorëhequr, Elez Blakaj.

-Advertisement-

Sipas Kërveshit, këtë sistem mund ta rregullojë vetëm procesi i Vettingut. Ka thënë se pastrimi i imazhit të Prokurorisë së Shtetit nuk bëhet përmes KPK-së, pasi që sipas tij ky sistem është i kalbur nga politizimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera