Lajme

Kërset dajku në degën e LDK-së në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 19 May 2019

Përleshje fizike është zhvilluar sot gjatë Kuvendit Zgjedhor në degën e LDK-së në Mitrovicë. Kjo për shkak të pakënaqësive ndërmjet delegatëve të kësaj dege, për shkak të zgjedhjes së kryetarit të ri.

Gazeta Express ka mësuar se përkrahësit e Safet Kamberit janë nervozuar me zgjedhjet partiake në këtë komunë ku në garë është edhe Faton Peci.

Safet Kamberi ka thëne se nuk e di nëse aty ka pasur rrahje. Ndërsa, Faton Peci tha se pak pak do të flasë lidhur me këtë incident.

-Advertisement-

I kontaktuar për herë të dytë, Peci, tha se nuk ka qenë në Kuvend, dhe porsa të marrë informacion do të jap prononcim.

Ndryshe, përleshje fizike janë zhvilluar edhe në degë tjera të LDK-së pasi kjo parti tash e një kohë ka hyrë në procesin e zgjedhjeve të brendshme.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera