Lajme

Kërset dajaku në trafik ndërmjet tre personave në Lipjan

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 06 May 2021

Një përleshje fizike ka ndodhur të martën rreth orës 22:30 në Lipjanë, përkatësish në fshatin Shalë.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, shkruan Gazeta Infokus.

Përleshja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje në trafik, ndërmjet tre burrave të cilat edhe kanë kërcënuar njëri-tjetrin.

-Advertisement-

“Raportohet se tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pas një mosmarrëveshje në trafik, janë kanosur dhe përleshur fizikisht në mes vete. Nuk raportohet për të lënduar, e as të arrestuar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera