Shëndetësi

Kërpudhat, majdanozi dhe selino, ato që i nevojiten organizmit

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 12 May 2017

Majdanozin e shikoni vetëm si dekorim, kërpudhat ju duken shumë të zbehta për të menduar që kanë vlera të madhe ushqyese, selino nuk ju “shijon”.

Ushqimet si këto që i konsumojmë rrallë mund të jenë burim i shumë materieve ushqyese, transmeton “Zeri.info”.

 

-Advertisement-

Kërpudhat

Image

Pesë kërpudha kanë mesatarisht vetëm 20 kalori, por janë të pasura me përbërës ushqyes. Janë zëvendësim i shkëlqyeshëm për mish dhe një nga ushqimet e rralla që na furnizojnë me vitaminën D.

Hulumtimet kanë treguar që përmbajnë edhe fitokimikate, që mbrojnë nga shfaqja e kancerit të gjirit, përcjell

Majdanozi

Image

Para se ta hidhni si ushqim i cili shërben vetëm si dekorim, kini parasysh që vetëm dy lugë majdanoz përmbajnë 156 për qind të dozës ditore të vitaminës K, 17 për qind të dozës ditore me vitaminë C dhe 13 për qind dozës ditore me vitaminë A. Dhe e gjithë kjo vjen vetëm me tri kalori.

Selino

Image

Askush ende nuk e ka dëshmuar që selino ka më pak kalori sesa i djegim gjatë tretjes së tij, por është plotësisht e saktë që një filxhan selino përmban vetëm 16 kalori.

Sjell edhe sasitë solide të vitaminës K (dy rrënjë ofrojnë 47 për qind të dozës ditore). Përmban edhe luteolinin, flavonoidin i cili redukton proceset inflamatore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera