Lajme

Kërkuan t’i regjistronin dy fëmijët me të drejta mëmësie të barabarta, Gjykata rrëzon kërkesën e Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj

Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 17 July 2024

Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e dy shtetaseve Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj të cilat kërkuan që t’i regjistronin dy fëmijët me të drejta mëmësie të barabarta.

Vendimi u dha nga kolegji administrativ ndërkohë që të pranishme ishin edhe Ahmetaj dhe Mara.

Të dyja zonjat të cilat u kurorëzuan martesë pak javë më parë kishin paditur zyrën e gjendjes civile pranë njësisë administrative numër dy dhe i kërkuan gjykatës së lartë që ta detyrojë t’i regjistrojë dy binjakët me nëna paditëset, shkruan Top Channel.

-Advertisement-

Gjatë seancës avokatja kërkoi që çështja të përcillej për kontroll incidental në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa kjo çështje është shqyrtuar edhe nga shkallët e tjera të gjykatave administrative.

Gjykata e Lartë tha se njësia administrative nuk mund të marrë një vendim që nuk bazohet në kodin e familjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera