I kërkuan të dorëhiqet, Papa vazhdon të heshtë
Autori: Gazeta inFokus
11:08 | 27 August 2018
Papa Françesku ka refuzuar t’u përgjigjet pretendimeve të një ish-diplomati të Vatikanit, i cili ka bërë thirrje për dorëheqjen e tij.
Kryepeshkopi Carlo Maria Vigano e akuzoi drejtpërdrejt Atin e Shenjtë se ka mbuluar akuzat për abuzime seksuale të një kardinali amerikan. Papa u pyet mbi këto akuza nga reporterët e pranishëm në fluturimin e kthimit për në Romë, pas vizitës dyditore përgjatë fundjavës në Irlandë. Ai tha se nuk ka asnjë fjalë të vetme për të thënë ndaj letrës 11-faqëshe të kryepeshkopit Vigano.
“Dua të them sinqerisht se mundem t’iua kthej këtë përgjigje”, tha ai kur u pyet mbi letrën nga një gazetar. “E për të gjithë ju që jeni të interesuar, lexojeni me kujdes dokumentin dhe gjykoni vet atë. Nuk mund të them asnjë fjalë. Mendoj se dokumenti flet vet”.
Pikërisht koha e publikimit të letrës, teksa Papa adresonte abuzimet seksuale nga priftërinjtë gjatë vizitës së tij në Irlandë, ka ngritur pikëpyetje nëse Papa Françesku po përballet apo jo me një sulm të koordinuar nga tradicionalistët brenda hierarkisë së Kishës Katolike.
“Ju keni mjaftueshëm kapacitete gazetareske për të nxjerrë konkluzione”, u tha Ati i Shenjtë reporterëve që e shoqëronin. “Kur të kalojë pak kohë dhe ju të keni nxjerre konkluzionet tuaja, ndoshta do të flas edhe unë”, shtoi ai.
Por, cili është pretendimi i kryepeshkopit Vigano? Ai thotë se papati dinte gjithçka mbi pretendimet për abuzime seksuale nga një kardinal i shquar amerikan për 5 vite, përpara se të pranonte dorëheqjen e tij gjatë muajit të kaluar.
Kryepeshkopi Vigano thotë se e kishte informuar Papa Françeskun në vitin 2013, se kardinali Theodore McCarrick po përballej me akuza të gjera abuzimi seksual ndaj seminaristëve dhe priftërinjve të rangjeve më të ulëta.
Papa “e dinte prej të paktën 23 qershorit të vitit 2013 se McCarrik ishte një grabitqar serial”, shkruan kryepeshkopi Vigano, duke shtuar më tej se “ai e dinte që kardinali ishte një person i korruptuar, por e mbuloi atë deri në fundin e tij të hidhur”.
“Papa Françesku duhet të jetë i pari që të japë një shembull të mirë për kardinalët dhe peshkopët, të cilët kanë mbuluar abuzimet e McCarrik, e të dorëhiqet së bashku me të gjithë ata”, shkruhet në letër.
Gjithsesi, kryepeshkopi Vigano nuk ka ofruar asnjë provë tjetër me shkrim apo jo, që të mbështesë bisedën e pretenduar të vitit 2013 me Papën. Ai shërbeu si ambasador i Vatikanit në Uashington nga viti 2011 deri në 2016-n.

T� tjera
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...


































