Kërkonte “Pokemon”… dënohet me 3 vite burg

Autori: Gazeta inFokus
14:19 | 12 May 2017
Një bloger rus është dënuar me tre vjet e gjysmë burg pasi postoi një video në të cilën dukej ai teksa luante “Pokemon Go” në një kishë.
Gjykata në qytetin e Jekaterinburgut, e shpalli Ruslan Sokolovski fajtor për fyerje të besimtarëve fetarë dhe nxitje të urrejtjes. Gjatë gjykimit, Sokolovski, tani 22 vjeç, u deklarua i pafajshëm.
Ai kishte filmuar veten teksa luante lojën popullore në kishën ortodokse lokale në gusht 2016 dhe menjëherë më pas u arrestua. Ai u shpall po ashtu fajtor nga gjykata edhe për trafik të paligjshëm të pajisjeve teknike speciale pasi një stilolaps në të cilin ishte instaluar një kamera ishte zbuluar gjatë kontrolleve në shtëpinë e tij.
Videoja nga kisha e ndërtuar në nder të car Nikolla-s dhe familjes së tij, ishte postuar nga Sokolovski në gusht 2016, duke tërhequr vëmendjen e shumë shikuesve.
Ajo ishte publikuar pas paralajmërimeve se luajtja e lojërave të tilla në kishë mund të kishte pasoja ligjore. Në video, Sokolovski, pak para se të hynte në kishë, dëgjohet të thotë se rreziku i arrestimit për atë që po bënte ishte i pakuptimtë.
“Kush mund të ofendohet nëse ti hyn në një kishë me telefon në duar…”, thotë ai. “Pokemon Go”, është një lojë “reality për smartphone”, që përdor GPS. Lojtarët, e luajnë atë duke u endur në vende reale për të kapur monstrat e vegjël virtual si Pikachu dhe Jiglipuf në vende afër lokacionit të telefonit të tyre dhe i trajnojnë për të luftuar njëri tjetrin.
Monstrat kanë qenë popullorë në vitet 90 kur edhe u shfaqën në një lojë Nintendo për djem. Por, ndërsa e luan këtë lojë, mund të ndodhin edhe gjëra të çuditshme. Në Shtetet e Bashkuara, një grua, gjeti një trup të pajetë ndërsa po kërkonte për një Pokemon në një lumë afër shtëpisë së saj.
Katër persona ndërkohë ishin arrestuar në misuri pasi kishin përdorur lojën për të tërhequr të apasionuarit në vende të izoluara ku më pas i kishin grabitur nën kërcënimin e armëve.
Ndërkohë ka pasur një pafundësi raportesh për njerëz që rrëzohen dhe lëndohen pasi humbasin totalisht në lojë pa i kushtuar vëmendje asaj që kanë përpara…

Të tjera
-
Drejtori i Policisë shkon në veri të vendit
Sot në orët e paradites drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend...
-
Molliqaj i fton për bashkëpunm katër parti opozitare për ta kundërshtuar qasjen e Kurtit në dialog
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka dërguar ftesë b...
-
Parlamenti Europian do të votojë për vizat më 17 prill
Një nga institucionet e Bashkimit Europian, Parlamenti Europian, pritet të vo...
-
Kurti i njofton ambasadorët për marrëveshjen, ua kërkon votat për anëtarësim në KE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka njoftuar për bisedimet e Ohrit amba...
-
OKB: Thatësira ekstreme në Somali vetëm vitin e kaluar ka vrarë 43 mijë persona
Rreth 43,000 njerëz mund të kenë vdekur në Somali vitin e kaluar pas disa sez...
-
Incident në Bruksel, Murati thotë se BE s’e lejoi Kosovën pa fusnotë në konferencën e donatorëve
Bashkimi Evropian është nikoqir i një konferencë donatorësh për tërmetin në T...
-
Haxhiu viziton strehimoren e viktimave të dhunës në familje në Pejë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vizituar strehimoren e viktimave t...
-
Thirrjet e Trump për protesta, çfarë po ndodh me mbështetësit e ish-Presidentit amerikan? VOA: Disa nga besnikët e tij më të flaktë…
Thirrjet e ish-Presidentit Donald Trump për protesta përpara ngritjes së mund...
-
Studentët e cilit universitet po eksplorojnë planetin Mars?
A e keni ditur se ASU është duke eksploruar Marsin? Profesorët, hulumtuesit, ...
-
Mbulohet aktorja që publikoi videon e gruas që u rrah në Pejë: Nuk e kam problem edhe nëse nuk punoj
Kaltrinë Zeneli, aktorja që denoncoi publikisht duke shpërndarë pamjet në Fac...
-
Qeveria ndan mbi 7 milionë euro për mbështetjen e tejkalimit të krizës energjetike
Qeveria ndan mbi 7 milionë euro për mbështetjen e tejkalimit të krizës energj...
-
Bien copa të murit, rrezikohen qytetarët në sheshin “Skënderbeu”
Në sheshin ‘Skënderbeu’ gjatë ditës së sotme, kanë rënë disa copa të murit, n...