Kërkon veprim nga qeveria, Berisha: Të mos krijohet vakum institucional e as “pushtet paralel” në veri
Autori: Gazeta inFokus 22:39 | 05 November 2022
Zhvillimet e fundit në veri dhe tensionimi i situatës në atë pjesë janë shenj që Qeveria e Kosovës duhet të vihet në veprim dhe të mos lejojë që të krijohet vakum institucional e as “pushtet paralel” në ato komuna.
Kështu deklaroi të shtunën në një prononcim për Telegrafin deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, i cili tha se qëllimi i lidershipit të margjinalizuar serb në veri, është ri-instalimi i “strukturave paralele”.
“Qeveria e Kosovës nuk duhet ta lejojë në asnjë mënyrë! Është bërë shumë punë që ato struktura të mos jenë faktor dhe të mos lejohen të destabilizojnë një shoqëri të tërë. Me veprimet e fundit të qeverisë sonë, me apo pa qellim, ato struktura janë faktorizuar dhe janë nën urdhëratë e Beogradit, konkretisht Presidentit Vuçiq”, u shpreh Berisha, i cili është anëtar i Komisionit Parlamentar për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Ai këshilloi ekzekutivin që ta zbatojë me nguti Planin e Veprimit, duke emëruar përkohësisht deri në ndryshimin e rrethanave, administratorë të përkohshëm për komuna; të dërgojë forca policore shtesë, me automatizëm të suspendojë policët që nuk i kryejnë detyrat e tyre në mision të rendit, ligjshmërisë e kushtetutshmërisë; po ashtu të dërgojë administratorë nëse rrezikohen shërbimet e nevojshme publike për qytetarët atje.
“Përmes këtij plani, të përgatiten kuadro që do i mbulojnë të gjitha pozitat vakante që mund të krijoj ky veprim destruktiv, anti kushtetues dhe anti shtetëror të paralajmëruara nga strukturat politike serbe lokale dhe të mbështetura e sponsorizuara nga Beogradi”, tha ndër të tjera deputeti opozitar.
“Duhet veprim shtetëror dhe nuk guxon të cenohet funksionaliteti institucional i shtetit, as çfarëdo pretendimi për të krijuar ambient të tensionuar me qëllim të dhunimit të rendit ligjor dhe kushtetues, tërthorazi duke imponuar projekte të dëmshme për integritetin territorial dhe sovranitetin politik, që pretendojnë pushtet të tretë apo paralel, në asnjë pjesë të territorit tonë”, shtoi ai.
Sipas tij, duhet të mblidhet Këshilli i Sigurisë Nacionale, që të intensifikohen dhe bashkërendohen veprimet shtetërore. Po ashtu, tha se duhet koordinim me aleatët ndërkombëtarë për të bërë trysni politike, diplomatike dhe ushtarake ndaj Beogradit që të ndalet me kërcënimet dhe veprimet destruktive ndaj Kosovës.
“Kosova kërcënohet në mënyrë direkte dhe indirekte nga Serbia, edhe ushtarakisht. Prandaj është shqetësues fakti se Qeveria e Kosovës jo vetëm nuk e mori mundin ta mbledhë Këshillin e Sigurisë së Kosovës, por po dërgon sinjale sikur “gjithçka është në rregull”. Duke parë kërcënimin e fundit nga Serbia, paralajmërimet e lidershipit vendor të margjinalizuar nga Beogradi, urgjent është dashur të mblidhet KSK (që në këtë rast duhet ta udhëheqë Presidenti/Presidentja si takim urgjent)”.
Ndërsa, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit zëvendëskryetar i pari i Komsionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Enver Dugolli, për Telegrafin tha se njoftimi i sotëm i Listës Serbe për largimin nga institucionet, reflekton një vendim të marrë më herët në Beograd.
“Lista Serbe asnjëherë që nga themelimi i saj nuk ka treguar vullnet për të përfaqësuar qytetarët serb dhe interesat e tyre sepse gjithherë për ta ka qenë prioritet të përfaqësojnë Serbinë dhe interesat e saj në Kosovë. Tani kur ndikimi i tyre në institucione nuk është sikur më parë sepse Qeveria nuk ka koalicion me ata dhe nuk varet nga votat e tyre, sikur po ndihem të dobët dhe po përpiqem që të tensionohet situata në veri duke mbajtur peng qytetarët serb të cilët po ndihen në ankth dhe shantazh nga grupe të caktuara kriminale”, u shpreh ai.
Dugolli ndër të tjera tha se institucionet e Republikës së Kosovës në radhë të parë duhet të garantojnë siguri për të gjithë, duke mos lënë vakum në asnjë institucion.
Ai shtoi se zbatimi i ligjit duhet të ndodhë për të gjithë sepse vetëm në këtë mënyrë garantohet barazia dhe drejtësia.
“Serbia dhe Rusia janë të interesuara që të destabilizojnë Ballkanin, prandaj është e nevojshme që institucionet e Kosovës të bashkërendojnë aktivitetet edhe forcat e sigurisë ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë duke garantuar paqe dhe stabilitet”, përfundoi Dugolli.
Përfaqësuesit serbë në Kosovë kanë vendosur të shtunën e 5 nëntorit që të mos jenë më pjesë e institucioneve të këtij shteti. Kjo pasi ata nuk e mbështesin vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe, në targat RKS – Republika e Kosovës.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se dorëheqjet përfshijnë pozitat në Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës, dhe ato të gjyqësorit e Policisë së Kosovës në veri.
Ai ka bërë të ditur se vendimi do të zbatohet deri në momentin kur Qeveria e Kosovës të tërheqë vendimin për riregjistrim të makinave dhe të respektojë marrëveshjet e Brukselit.
Të tjera
-
Mbledhja e djeshme e Qeverisë, këto janë dy vendimet që u morën
Qeveria e Kosovës ka mbajtur dje një mbledhje në formë elektronike, në të cil...
-
Kandidatja e LDK-së për deputete Lendita Bekteshi: Vetëm bashkë mund të arrijmë ndryshime të mëdha dhe pozitive
Kandidatja e LDK-së për deputete Lendita Bekteshi, që garon me numër 66 , ka...
-
Jeta Rafuna: Prishtina është zemra e LDK-së, bashkë do t’ia dalim fitores tonë
Jeta Rafuna kandidatja për deputete me numrin 45 nga radhët e Lidhjes Demokra...
-
Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore
Në Qendrën Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim Shpëtim (QNTKSh), është realizu...
-
Ndryshim i komandës në kontingjentin gjerman të KFOR-it në Prishtinë
Në qendrën e KFOR-it në Kampin Film City në Prishtinë, sot u zhvillua ceremon...
-
Policia në Obiliq i jep mirënjohje kryetarit Xhafer Gashi
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka ndarë sot disa momente nga ta...
-
Prishtina sot renditet e 23-ta në botë për cilësinë e ajrit
Aktualisht, Prishtina radhitet në vendin e 23 në botë për cilësinë e ajrit. ...
-
Raporti 24-orësh i Policisë: Shqiptohen mbi 1700 gjoba, e arrestohen 19 persona
Policia e Kosovës, në raportin e saj ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ...
-
Bedri Hamza e sjell në Kosovë themeluesin e PISA-s, zotohet se do ta rrisë cilësinë në arsim
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, sot ka marrë një përkrahje ...
-
Një familje tenton që me leje qëndrim fals të fluturojnë drejt Vjenës, kapen në Aeroportin e Prishtinës
Burrë e grua bashkë me fëmijën e tyre kanë tentuar që të fluturojnë nga Aerop...
-
Musliu mbrëmë ndezi qirinjë në Poklek: Ne nuk ju harrojmë, ne jetojmë për të kërkuar drejtësi për ju
Ganimete Musliu kandidate për deputete me numër 12 nga Partia Demokratike e K...
-
Instruktori i një autoshkolle në Mitrovicë mori para nga kandidati për kalimin e testit, arrestohen të dy
Janë arrestuar dy persona në Mitrovicë, pasi instruktori i një autoshkolle pr...