Sport

Kërkon falje gazetari që quajti Ansu Fatin ‘shitës zezak të rrugës’

Autori: Gazeta inFokus 16:22 | 22 October 2020

Ka kërkuar falje gazetari i gazetës spanjolle ABC, i cili kishte krahasuar talentin e Barcelonës, Ansu Fatin, me një shitës zezak të rrugës, shkruan Gazeta inFokus.

Pas golit të shënuar nga Fati, në ndeshjen e së martës të Barcelonës me Ferencvarosin ku blaugranët fituan me rezultat 5-1, kjo gazete kishte bërë një lajm për 17 vjeçarin duke bërë një karahasim aspak të mirë.

“Ansu ka një ngjashmëri me gazelë kur vrapon. Ai duket si një shitës i rrugës zezak i ri në moshë, të cilin mund ta shohësh duke ia mbathur këmbëve në Paseo de Gracia (sheshin kryesor në Barcelonë) duke bërtitur ‘ujë, ujë’, kur t’i shohë policët duke ardhur”, kishte shkruar gazetari Sostres.

-Advertisement-

E për këtë shkrim kishte reaguar edhe Griezmann, i cili kishte shprehur mllefin e tij duke thënë që Fati është një djalosh i jashtëzakonshëm dhe duhet të respektohet si gjithë të tjerët.

Pas gjithë kësaj, gazeta ABC-ja kishte bërë një shkrim duke kërkuar falje dhe që gjithçka kishte ndodhur pa qëllim.

“Më vjen shumë keq për keqkuptimin dhe u kërkoj falje të gjithë atyre të cilët mund të jenë fyer nga raporti im”, thuhet në kërkim faljen e gazetës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera