Kërkoi të shkonte tetë ditë në Shqipëri për pushime me gruan, detaje nga kërkesa e Isni Kilajt që ia refuzoi Specialja
Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 25 September 2024
Gjykata Speciale e Kosovës ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Isni Kilajt për të ndryshuar kushtet e lirimit të tij, të cilat janë vendosur në muajin maj të këtij viti.
Gjyqtarja Marjorie Masselot ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes që Kilajt t’i lejohet udhëtimi në Shqipëri.
“Në një version publik të vendimit të saj, të depozituar më 24 shtator 2024, gjyqtarja e vetme në rastin e Isni Kilajt refuzoi kërkesën e Mbrojtjes për ndryshimin e kushteve për lirimin e Isni Kilajt, të cilat ishin vendosur në maj të këtij viti. Mbrojtja kërkoi ndryshime të përkohshme të kushteve aktuale për ta lejuar atë të udhëtonte në Shqipëri, por gjyqtarja Marjorie Masselot vendosi se ndryshimet e propozuara nuk do të trajtonin mjaftueshëm rreziqet ekzistuese të përshkruara në nenin 41(6)(b) të ligjit” njofton Specialja.
Në parashtresën e bërë publike dje, bëhet e ditur se Kilaj kishte kërkuar që ta lironin për tetë ditë që të qëndronte “në një pushim të shkurtër me gruan e tij”.
“Z. Kilaj do të dorëzojë pasaportën e tij dhe çdo dokument tjetër udhëtimi, duke përfshirë vizat dhe çdo dokument tjetër identiteti që mund të përdoret për të udhëtuar – kjo përfshin çdo pasaportë të re ose dokument udhëtimi që lëshohet nga autoritetet e Kosovës, ose ndonjë autoritet tjetër, pas marrjes së këtij vendimi; nëse kërkohet prania e z. Kilaj në selinë e KD, Sekretaria do t’i sigurojë atij pasaportën e tij për këtë qëllim të vetëm; pasaporta e tij do të dorëzohet sërish pas kthimit të tij në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në rikujtesën e panelit të gjyqtarëve që kanë shqyrtuar kërkesën e mbrojtjes së Kilajt. /Insajderi.org/
Të tjera
-
Tomë Gashi – Korenicës të VV-së: Mirë ish kanë edhe ti të mbulohesh pakëz
Deputeti i VV-së, Visar Korenica, sot në seancën plenare ka ngritur si shqetë...
-
Tri aksidente sonte vetëm në Prishtinë, nuk dihet a ka të lënduar
Tri aksidente u raportuan në Prishtinë mbrëmjen e sontme. Njëri prej tyre ...
-
Hamza: Do ta jap maksimumin që PDK të ketë rol kryesor për krijimin e Qeverisë – për koalicion preferojmë partitë në opozitë
Kandidati për kryeministër i PDK’së, Bedri Hamza i është përgjigjur pyetjes s...
-
Osmani flet nga New Yorku: Mora konfirmim të fuqishëm nga presidenti Biden se do të jetë përkrah Kosovës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka folur për rëndësinë e koordinimit dhe b...
-
Kurti takohen me Nënsekretarin e UNDP-së, i tregon për projektet zhvillimore në veri
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me nënsekretarin e Përgjiths...
-
Parashikimi i motit për të premten
Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era...
-
“Me 9 shkurt e sheh a kena keqkuptu a jo”, Tomë Gashi debaton me Zana Avdiun e Blerim Latifin për sjelljen e qeverisë me aleatët
Blerim Latifi, profesor universitar ka thënë se problem i Kosovës tashmë ësht...
-
“Shqetësuese, kryeministri nuk hyn në Shtëpinë e Bardhë, e ka të ndalume”, Latifi i drejtohet deputetit të Vetëvendosjes
“Ku na çon përplasja me Amerikën”, është tema që të enjten po diskutohet në “...
-
Hamza për deklaratën e Hovenier: Për keqardhje që hisedarët më të mëdhenj të Kosovës i kemi sjell në situatë të tillë
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka komentuar dekl...
-
“Ka ambasadorë qe s’i njeh as lagjja e vetë edhe gjyshi jem ka thanë me i rujt trojet tona”
Avokati Tomë Gashi tha se gjuhën që e ka përdorë ish-ambasadorja Jacobson dhe...
-
Hamza: Për Kosovën të gjithë me u bo bashkë nuk jemi boll, Serbia e Vuçiqi janë problemi
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se në tema naciona...
-
“Një letër që ka qenë kërcënuese”, Kusari-Lila flet për bisedën me Milan Radoiçiqin
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, është pyetu...