Lajme

Kërkoi ndihmë por nuk e shpëtoi kush, mbytet në det 79-vjeçari

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 04 August 2017

Një pushues ka humbur jetën në plazhet e Shqipërisë. Mësohet se një 79 vjeçar ka humbur jetën në Qeparoja.

Policia njofton se “rreth orës 19:00, një shtetas ka qënë duke u larë në det dhe në një moment ka kërkuar ndihmë”.

Sipas saj, pushues të rastit kanë hyrë ta ndihmojnë dhe e kanë gjetur në gjendje të rënduar.

-Advertisement-

“Pasi i është dhënë ndihma e parë është transportuar për një ndihmë më të specializuar në Spitalin e Sarandës, ku gjatë rrugës ka ndëruar jetë”-njofton policia.

Sipas policisë shtetasi I.R., merrte mjekim për tensionin, pasi në banesën e tij i’u gjetën disa medikamente tensioni. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera