Lajme

Kërkohet urgjentisht ndihmë për vajzën e vogël, Nina Shala, që vuan nga sëmundja e rrallë aHUS

Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 05 September 2022

Prindërit e vajzës së vogël, Nina Shala kanë kërkuar ndihmë për vajzën e tyre pasi e njëjta vuan nga një sëmundje e rrallë e quajtur Atypical Hemolyic Uremic Syndrome (aHUS), që sipas tyre i ka dëmtuar asaj tërësisht veshkat.

Sipas njoftimit të bërë nga prindi i vazjës thuhet se tashmë kanë shpenzuar 100 mijë euro në trajtimin për vajzën por që duhet edhe 150 mijë të tjera dhe tashmë kanë shpenzuar të gjitha mundësitë e tyre financiare.

Shuma prej 150 mijë eurosh sipas prindit është e papërballueshme për familjen.

-Advertisement-

Në vazhdim gjeni të dhënat për vajzën dhe se ku mund të ndihmoni./Gazeta Infokus/

Njoftimi i plotë i prindit:

Apel për ndihmë

Të dashur miq dhe dashamirë,

Vajza jone Nina Shala, tash e 6 muaj eshte diagnostifikuar me semundjen e rralle Atypical Hemolyic Uremic Syndrome (aHUS). Kjo semundje ka demtuar veshket e Nines, prandaj trajtimi i saj eshte duke vazhduar jashte vendit me hemodialize dhe dialize peridonale. Deri tani kemi shpenzuar nje shume prej 100 000 euro. Per vazhdimin e trajtimit te saj nevojiten edhe 150 000 euro, shume kjo e pa perballueshme per ne si familje, duke pasur parasysh qe deri tani ne vetem se kemi shterrur te gjitha mundesite financiare gjate ketyre muajve.

Lusim të gjithë ata që munden të ndihmojnë Ninen, të kontribuojnë në llogarinë:

Emri i llogarisë:  Besart Shala (babai i vajzës)

Llogari:     1117259768000163

IBAN:       XK051117259768000163

SËIFT code:  MBKOXKPRXXX

Banka:      ProCredit Bank Kosovo

Adresa: St.George Bush, No 26, 10000, Prishtina, Kosovo

Tel: +38344434000

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera