Kërkohet të rritet edukimi për shëndetin mendor në shkolla e universitete
Autori: Gazeta inFokus
12:05 | 20 Shkurt 2024
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) dhe Qendra Amerikane e Solidaritet me seli në Tiranë, kanë mbajtur të martën konferencën dy-ditore “ Kujdesi për shëndetin mendor në shkollat e Kosovës”, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, falënderoi të pranishmit për këtë konferencë, me ç’rast tha se konferenca e sotme dëshmon një front të përbashkët të angazhimeve në shërbim të arsimit.
“Jemi të nderuar që përfaqësuesit e këtyre sindikatave simotra bashkë me përfaqësueset e sindikatës nga Sllovenia janë bashkë me ne në këtë aktivitetet dhe dua t’i falënderoj. Kjo konferencë dëshmon se bashkërisht e duke krijuar një front të përbashkët të angazhimeve në shërbim të arsimit, mund të ndihmojmë në ndryshimet për të mirën e një shkolle e për një arsim më cilësor”, tha Jasharaj.
“Sot jemi mbledhur në angazhim te përbashkët për të diskutuar për shëndetin mendor. Kjo temë është në kohën e duhur dhe thelbësore për shkak te rëndësisë që ka adresimi i shëndetit tonë mendor dhe nuk është vetëm detyrim por është një obligim i komunitetit tonë. Shpresojmë që këto diskutime të na dërgojnë ne zhvillimin e shkollave dhe ta përdorim këtë konferencë si një katalizator në ndryshimin e zhvillimin e shkollave tona”, tha Hykolli.
E kryetarja e Odes së Infermierëve të Kosovës, Nexhmije Gori, kërkoi nga institucionet që të rrisin edukimin për shëndetin mendor në shkolla e universitete. Tha se shpesh herë keqkuptimet në çështjet e shëndetit mendor, i bëjnë njerëzit të vuajnë në heshtje dhe nuk kërkojnë trajtim për vështirësitë e tyre.
“Shëndeti mendor është universal por mënyra se si e shprehim mund të jetë shumë e larmishme. Njohja dhe adresimi i mirëfilltë i kulturës janë tejet të rëndësishme në nxitjen e përfshirjes, uljes së stigmës dhe rritjes së barazisë në qasjen në shëndetin mendorë. Për shkak të keqkuptimeve dhe stigmës në çështjet e shëndetit mendor njerëzit shpesh vuajnë në heshtje dhe nuk kërkojnë trajtim për vështirësitë e tyre. Ky hap që keni marrë lidhet direkt me shëndetin mendorë dhe paraqet një nismë të rëndësishme për të ngritur vetëdijen dhe për të përmirësuar të kuptuarit e vështirësive apo çrregullimeve dhe njëkohësisht për të rritur qasjen në trajtimin psikologjik, psikoterapeutik për të gjithë ata që kanë nevojë”, u shpreh Gori.
“Informim i drejt dhe bashkëpunimi me profesionistët ndihmon të përballemi me reagimin dhe reagimin ndaj kësaj situate. Kjo është ajo në të cilën duhet të përqendrohemi për t’u përgjigjur më efektivisht si individ, familjar dhe profesionistë. Institucionet duhet të rrisin edukimin për shëndetin mendorë në shkolla dhe në universitet për të nxitur përgjegjësimin e çështjeve të shëndetit mendor, duhet të zhvillojnë dhe zbatojnë politika që lidhen me probleme e shëndetit mendorë, mbrojtjen të drejtave të tyre dhe luftimin e diskriminimit”, u shpreh tutje ajo.
Shawna Bader, drejtore e Qendrës Amerikane e Solidaritet me seli në Tiranë, përmendi rastin e vajzës së saj e cila vuan nga ankthi në shkollë.
Qendra e Solidariteti është organizata me e madhe e përkushtimit të punës dhe e punëtoreve. Puna jonë udhëhiqet nga besimi prej 100 vite në dëshmi reale. Kjo konferencë synon që t’i ndaj praktikat e shëndetit mendor dhe themelor. Shoqata jonë dhe mësimdhënësit amerikan kanë qenë këtu dhe në Maqedoni të Veriut e Shqipëri për t’i vizituar kolegët e tyre. Unë jam edhe prind vetë, kam një vajzë 11 dhe vuan nga ankthi në shkollën e saj dhe ata kanë shërbime për nxënës që kanë nevojë për vëmendje shtesë dhe para një jave më kanë ftuar mua qe të shoh”, tha ajo.
Drejtori i Qendrës Amerikane e Solidaritet me seli në Tiranë, Stiven Mecla, premtoi më shumë bashkë

T� tjera
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...






























