Lajme

Kërkohet shkarkimi i Ramush Haradinajt (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 22 February 2018

Në rrjete sociale ka filluar të shpërndahet një fotografi përmes së cilës kërkohet shkarkimi i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, shkruan Infokusi.com.

Në fotografi shkruhet gjithashtu se nuk ka liberalizim të vizave.

Ky reagim erdhi pas shtyrjes së seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës në të cilën pritej ratifikimin i Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi. Ratifikimi i kësaj marrëveshje është njëri nga dy kushtet e pazgjidhura ende për liberalizmin e vizave.

-Advertisement-

Veç demarkacionit, luftimi i krimit dhe korrupsionit mbetet kushti tjetër që duhet zgjidhur që qytetarët të mund të lëvizin pa viza./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera