Lajme

Kërkohet që policët e përfshirë në krime të mos veshin uniformën

Autori: Gazeta inFokus 20:34 | 06 September 2018

Policia e Kosovës ka shënuar 19-vjetorin e themelimit.

Në ceremoninë e nisur me një minutë heshtje për 19 policët e rënë në krye të detyrës, Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj kanë vlerësuar dhe nderuar punën e deritanishme të pjesëtarëve të policisë së Kosovës.

Me këtë rast, është bërë gradimi i 5 nënkolonelëve, 4 majorëve dhe 57 kapitenëve dhe gjithashtu janë ndarë medalje, mirënjohje e lëvdata.

-Advertisement-

Presidenti Thaçi ka premtuar luftimin e dhunës ndaj gruas dhe ka thënë se neglizhenca ndaj këtyre rasteve do të ndëshkohet.

Kryeministri, përveç nderimit dhe falënderimeve ndaj pjesëtarëve të policisë, ka folur edhe për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Interpol.

Gjatë kësaj ceremonie, iu dha shumë rëndësi luftimit të dhunës ndaj gruas dhe barazisë gjinore.

Gjithashtu u premtua përfshirje më e madhe e gruas në radhët e Policisë së Kosovës.

Por nga mbi 70 medalje e mirënjohje të ndara, vetëm 5 ishin për zyrtaret femra.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera