Kërkohet që NATO të bëhet pjesë e dialogut, Serbisë t’i vihen sanksione
Autori: Gazeta inFokus 08:02 | 28 September 2023
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës mbeti i vrarë dhe një tjetër i plagosur, ku një grup terrorist serb sulmuan njësitet policore në Banjskë, vend i banuar me shumicë serbe.
Në përleshjet që pasuan midis grupit të armatosur dhe forcave të rendit u vranë tre sulmues serb.
Por, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se ka indikacione që mund të ketë edhe më shumë të vrarë, shkruan Front Online.
E, vetëm një ditë pas kësaj ngjarje, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha se së shpejti Kosova dhe Serbia do të ftohen për një takim tjetër urgjent në Bruksel.
Por, si duhet të vazhdohet me këtë proces, për Front Online ka folur ish-zv.ministri i Jashtëm, Anton Berisha dhe njohësi i çështjeve politike, Arton Demhasaj.
Anton Berisha: Edhe NATO-ja duhet të kyçet në dialog, jemi edhe në krizë të natyrës ushtarake
Ish-zv.ministri i Jashtëm, Anton Berisha, ka thënë se nuk mund të paragjykon situatën se si do të veprojë Bashkimi Evropian tash e tutje.
Por, se ka shtuar se koordinimi me aleatë gjithmonë sjellë suksese, duke iu referuar rastit të fundit që ndodhi të dielën në veri të vendit.
Ai mendon se në dialog pas situatës së krijuar në veri të vendit, duhet të kyçet edhe NATO-ja.
“Ajo çka kisha shtu në këtë aspekt është që meqenëse jemi me një situatë të re, me një krizë të natyrës edhe ushtarake, ndërkohë do të definohen qartë se si e tek, por e rëndësishme është që unë mendoj se ishte dashtë edhe NATO-ja të kyçet në dialog. Pra, si pjesë e dialogut sepse kemi edhe komponentën ushtarake, do të thotë udhëheqja e dialogut të jetë edhe NATO-ja, pikërisht pse ajo është lojtari kryesor i sigurisë dhe tash gjendja nuk është më vetëm politike, por ka të bëjë edhe me siguri”, ka thënë Berisha për Front Online.
Berisha, deklaron se në bazë të asaj se si është gjendja në terren vazhdon edhe procesi i dialogut.
“Ne duhet të koordinohemi me palën amerikane dhe evropiane gjithsesi, por unë si komponent po e përsëris e shoh edhe rolin e NATO-s tash, për shkak se gjendja në terren është si është dhe dialogu shkon në bazë të gjendjes në terren dhe gjendja në terren ka edhe kompenentën ushtarake dhe NATO-ja të bëhet pjesë e dialogut, përndryshe dialogu është i pashmangshëm, mund të ketë shtyrje, vonesa por është i pashmangshëm sepse është kërkesë e Shteteve të Bashkuara të Bashkimit Evropian”, ka shtuar ai.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet ta kuptojë që nuk duhet vepruar të vetëm.
“Pa koordinim me strukturat euro-atlantike qofshin në politikë, qofshin ën siguri është e pamundur të shkojmë përpara dhe nga ky rast i rëndë duhet të merr mësim edhe Qeveria e Kosovës ë edhe popullata me i liru prej iluzioneve të ëndrrave por politikën reale duhet me kuptu që nuk veprohet vetëm, veprohet por pendohemi”, ka thënë ndër të tjera Berisha.
Demhasaj: S’ka kuptim dialogu nëse nuk sanksionohet Serbia
Njohësi i çështjeve politike në vend, Arton Demhasaj, ka thënë për Front Online se nuk ka kuptim që të shkohet në Bruksel nëse Bashkimi Evropian nuk vendos sanksione ndaj Serbisë.
Dhe, këtë e thotë për një arsye
“Për aq kohë sa Bashkimi Evropian ka sanksionuar dhe ka vendos masa ndaj Kosovës vetëm pse nuk po merr masa me dëpërshkallëzu situatën në veri, e në anën tjetër tash është e faktuar çështja që shteti i Serbisë në një mënyrë apo tjetër, ka kryer veprime terroriste në Kosovë dhe nuk sanksionohet nga Bashkimi Evropian, atëherë përnjëmend nuk ka kuptim që të mbahen takime apo të vazhdohet me dialog në Bruksel”, ka deklaruar Demhasaj.
Ai, thotë se Kosova duhet të kërkojë vet nga Bashkimi Evropian që të merr masa ndaj shtetit të Serbisë.
“Kosova duhet të kërkojë menjëherë që Bashkimi Evropian të merr masa ndaj Serbisë, përndryshe nuk ka kuptim që ne të shkojmë në takim në Bruksel si të sanksionuar nga Bashkimi Evropian që s’po marrim veprime për depërshkallëzim e nën anën tjetër Serbia është prezente aty duke kryer sulme terroriste në Kosovë dhe nuk po sanksionohet apo nuk po merren masa ndaj saj”, ka pohuar ai.
Që Kosova nuk duhet të shkojë ën dialog pa u sanksionuar Serbia sot gjatë ditës e ka thënë edhe ish-kryenegociatorja për dialog, Edita Tahiri.
Të tjera
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...