Lajme

Kërkohet që familjarët e personave të pagjetur të konsultohen para rifillimit të dialogut

Autori: Gazeta inFokus 07:51 | 28 April 2021

Drejtoresha ekzekutive e Iniciativës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, Marigona Shabiu, ka thënë se shpreson në strategji të qartë të institucioneve për bashkërendimin e veprimeve me familjarët e personave të pagjetur dhe organizatat në vend.

Ajo ka thënë se janë të hapur për të kontribuuar në procesin e zbardhjes së fatit të të pagjeturve, ndërkaq ka përmendur se në Bruksel për dialogun me Serbinë duhet koordinim që çështja e të pagjeturve të jetë prioritet të tavolinën e diskutimit.

“Është esenciale që familjarët e personave të pagjetur të përfshihen dhe të konsultohen, por edhe organizatat që kanë punuar në këtë fushë, është shumë i nevojshëm një konsultim me familjarët në radhë të parë dhe organizatat. Pastaj të koordinojmë veprimet, të bëhet një strategji, kërkesat tona ashtu që tash që pritet rifillimi i dialogut, ne të jemi të përgatitur dhe të qartë në kërkesat tona. Besojmë se kjo çështje duhet të jetë ndër prioritetet e para”, tha ajo në KTV.

Shabiu ka thënë se Qeveria duhet të jetë e gatshme të punojë edhe për zbulimin e personave të pagjetur nga komunitetet jo shumicë.

Të tjera