Lifestyle

“Kërkohet pastruese 60 euro ora”, por ka një kusht të veçantë

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 15 January 2020

Një kompani pastrimi është në kërkim të personelit dhe premton një pagesë mjaft të kënaqshme, prej 60 euro ora.

Por ka një detaj të “vockël”, për tu marrë në punë, duhet të jesh e bukur dhe të punosh zhveshur, ose thuajse zhveshur.

Është kjo nisma e cila ka ngjallur diskutime të shumta në Britaninë e Madhe, ku kompania akuzohet për seksizëm. Nismëtarët e saj mohojnë çdo akuzë, duke sqaruar se oferta e punës i drejtohet si meshkujve edhe femrave.

-Advertisement-

Kompania ‘Naked Cleaning Company’, me seli në Plymouth, drejtohet nga një femër Niki Belts.

Qysh nga e premtja e kaluar, kompania ka publikuar një sërë njoftimesh, duke thënë se në disa raste klientët e pasur kanë ofruar deri në 75 sterlina ora, ose rreth 87 euro, shkruan noa.al.

Rregullat e vendosura nga kompania për klientët janë strikte: nuk do të ketë ngacmim seksual, as prekje dhe as fotografime të punonjësve të pastrimit.

Në një postim drejtuar klientëve, kompania sqaron se, “Jemi një kompani pastrimi, jo seksi me pagesë. Punonjësit tanë janë shumë profesionist dhe gati për çdo lloj reagimi. Ju lutemi respektoni hapësirën e tyre personale”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera