Lajme

Kërkohet paraburgim për zyrtarin korrektues në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 02 November 2022

Prokuroria po kërkon paraburgim për zyrtarin korrektues me inicialet K.R., për shkak të dyshimit se ka kryer dy vepra penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare nga neni 414 të KPRK-së dhe Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substanca psikotrope dhe analoge nga neni 267 paragrafi 1 të KPRK-së”.

Prokuroria njofton se ndaj tij ka kërkuar caktimin e paraburgimit në gjykatën kompetente.

Njoftimi i plotë i prokurorisë:

-Advertisement-

Prokuroria Themelore ne Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin- zyrtarin korrektues K.R nga Gjilani, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer dy vepra penale dhe atë : Keqpërdorim i detyrës zyrtare nga neni 414 të KPRK-së dhe Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substanca psikotrope dhe analoge nga neni 267 paragrafi 1 të KPRK-së.

Lidhur me këtë rast, Prokurori i Shtetit, ka filluar hetimet dhe njëherit brenda afatit ligjor ka ushtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera