Lajme

Kërkohet paraburgim për të dyshuarit e vrasjes së policëve të UNMIK-ut

Autori: Gazeta inFokus 11:52 | 06 Korrik 2017

Prokurori i EULEX-it ka kërkuar që të caktohet masa e paraburgimit për tre të dyshuarit për vrasjen e rëndë të dy zyrtarëve të UNMIK-ut dhe për tentim vrasjen e rëndë të dy zyrtarëve të tjerë të UNMIK-ut në vitin 2004.
Dy prej të dyshuarve janë arrestuar dje pas një operacion kërkimi si pjesë e hetimeve penale në vazhdim nga Prokuroria Speciale të kryer nga Policia e EULEX-it dhe Policia e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Në ndërkohë që i dyshuari i tretë që është Faik Shaqiri është ekstraduar gjatë natës së mbrëmshme nga Gjermania.

Urdhrat për arrestimet dhe kërkimet janë dhënë nga një gjyqtar i Kosovës për procedurë paraprake.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy