Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për tentim vrasje në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus
11:15 | 03 August 2022
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të pandehurit A.B., i cili me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja ne tentativë”, Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri A.B., në fshatin Pleshinë e Epërme, Komuna Ferizaj, me dashje ka tentuar ta privoj nga jeta të dëmtuarin Xh.Q., me këtë kishte për të kryer veprën penale ”Vrasje në tentativë ” nga neni 172 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
“Po ashtu, për të pandehurin A.B., ekziston dyshimi i bazuar se nga data e pavërtetuar e deri më datë 01.08.2022, në shtëpinë e tij në fshatin Pleshinë e Epërme, Komuna Ferizaj, ka mbajtur në posedim paautorizim armën në kundërshtim me Ligjin mbi armët, me të cilën ka tentuar ta privojë nga jeta tani të dëmtuarin Xh.Q., kurse policia pas zbatimit të kontrollit në shtëpinë e tij ka gjetur një pistoletë të dëmtuar dhe një gëzhojë të pushkës automatike AK-47, kurse pushkën automatike i pandehuri e kishte fshehur dhe nuk ka pranuar që të i’a dorëzojë policisë, me këtë do të kryente veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
“Po ashtu, sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit Xh.Q., pasi i ka drejtuar armën, i dëmtuari gjatë tentimit që ta largojë tytën e armës ka pësuar lëndime trupore në kokë, e pastaj e ka goditur edhe me grushte disa herë duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, me këtë do të kryente veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 par. 2 të KPRK-së”, përfundon njoftimi.
Të tjera
-
Në këto orë të mbrëmjes Serbisë vazhdon t’i bëhet presion nga BE’ja dhe ShBA
Derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nisur në Kosovë, në këto orë...
-
Abazoviq: Jam i gatshëm për qeveri teknike
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se është i gatshëm ta ...
-
Stuhitë “apokaliptike” godasin Europën, 13 viktima, mes tyre edhe fëmijë
Pas valëve të të nxehtit Europa është goditur nga moti i keq, i cili ka shkak...
-
Arben Vitia i kthehet angazhimit në VV, lëshon një njoftim për zgjedhjet në Prishtinë
Duke iu drejtuar anëtarëve dhe aktivistëve të Vetëvendosjes në Prishtinë, Arb...
-
Jepet alarmi në Krime, rusët i frikësohen raketave HIMARS, shpërthime pranë urës së famshme në Krime
Lufta në Ukrainë ka hyrë në një fazë të rendësishme me rusët që tentojnë të t...
-
Lajçaku e Escobari po i vazhdojnë takimet me Vuçiqin
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka vazhduar me takime në Bruksel edhe në m...
-
SHBA thirrje Kosovës e Serbisë: Po e vëzhgojmë dialogun nga afër, shfrytëzojeni në mënyrë efektive
Shtetet e Bashkuara u bënë thirrje të enjten Kosovës dhe Serbisë që të vazhdo...
-
Francezit me agjenda të dyshimta në Kosovë – Twitteri ia fshin llogarinë përgjithmonë
Ish-kandidati për president në Francë, Arno Gujon, është suspenduar nga rrjet...
-
Çitaku: Kryeministri Kurti në Bruksel nuk përfaqëson LVV-në
Çitaku për ‘Klan Kosova’ ka thënë se kryeministri duhet të negociojë marrëves...
-
Kuvendi i Malit të Zi nesër voton mocion mosbesimi ndaj Abazoviqit
Kuvendi i Malit të Zi nesër do të votojë mocionin e mosbesimit ndaj kryeminis...
-
Zhdukja e biznesmenit, personat që u arrestuan sot janë vëllau e kunata e të dyshuarit për rrëmbim
Prokuroria Themelore e Prishtinës njoftoi sot se janë ndaluar dy persona lidh...
-
Të shtëna më armë zjarri në Krujë, dyshohet se ka viktima
Të shtëna me armë zjarri raportohen të jenë dëgjuar mbrëmjen e kësaj të enjte...