Kërkohet paraburgim për pesë personat që u kapën me marihuanë
Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 19 May 2019
Kërkohet paraburgim ndaj 5 personave, të cilët dyshohen për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike
Prokuroria Themelore në Gjilan, njofton se gjatë ditës së djeshme, më 18 maj 2019, rreth orës 20:30 minuta, ka ndaluar 5 persona, në mesin e tyre dhe një i mitur, për shkak të dyshimit se tek të njëjtit janë gjetur 1095.7 gram narkotikë të llojit ‘’Marihuanë’’.
“Ekziston dyshimi i bazuar se, të dyshuarit B.H., H.K., F.SH., M.A., dhe i mituri L.A., më 18 maj 2019, rreth orës 20:30 minuta, në lagjen ‘’Muharrem Ibrahimi’’, në Gjilan, pa autorizim dhe me qëllim të shitjes apo shpërndarjes kanë poseduar narkotikë, me ç’rast gjatë kontrollimit, në automjetin e tyre, të cilin e drejtonte i mituri L.A., janë gjetur 1095.7 gram narkotikë, e llojit ‘’Marihuanë’’, e cila edhe është konfiskuar nga ana e policisë”, thuhet në njoftimi.
Prokuroria, sot ndaj tyre ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, nga Gjykata kompetente në Gjilan, për shkak të veprës penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...