Lajme

Kërkohet paraburgim për gruan që theri me thikë burrin e saj në shtëpinë e tyre në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 08 February 2022

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në Institucionin e kujdesit shëndetësor ndaj të pandehurës Q.B., e cila me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja në tentativë”.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, “ekziston dyshimi i arsyeshëm se e pandehura Q.B., me datë 07 Shkurt 2022, në Ferizaj, përkatësisht në shtëpinë e tyrë të përbashkët, me dashje ka tentuar që ta privoj nga jeta tani të dëmtuarin, bashkëshortin e saj B.K., në atë mënyrë që e njëjta e sulmon me një mjet të përshtatshëm për shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor- thikë, duke e goditur një herë në pjesën e qafes, ku si pasojë të dëmtuarit i shkaktohen lëndime trupore, për shkak të të cilave detyrohet të kërkoj ndihmën mjekësore fillimisht në Qendrën Emergjente në Ferizaj e më pas edhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, me të cilën ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera