Lajme

Kërkohet paraburgim për gjinekologun që sulmoi profesoreshën e Mjekësisë

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 11 May 2022

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente për gjinekologun Arsim Gashi, pasi një ditë më parë sulmoi fizikisht në ambientet e Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë profesoreshën Hatixhe Latifi-Pupovci.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Prokuroria ka ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personit me inicialet A.G., për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, të paraparë sipas KPRK-së, në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, tha Ulaj.

-Advertisement-

Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci, është sulmuar fizikisht në vendin e saj të punës, nga prindi i një studenti, i cili është po ashtu mjek me profesion.

Sipas asaj që ka njoftuar Pupovci, ajo është sulmuar fizikisht nga Dr. Arsim Gashi, gjinekolog, i cili është ndarë i pakënaqur me notën që e ka vlerësuar ajo djalin e tij student.

E një ditë pas sulmit, Latifi-Pupovci është deklaruar sërish duke thënë se nota në lëndën që ajo e ligjëron, Fiziologji, nuk do të merret pa u merituar.

Duke shtuar se nuk e zbraps grushti e as plumbi.

“Nuk ka dhunë që më sprapsë nga parimet e mia, as grushti e as plumbi! Nota e Fiziologjisë nuk do të merret pa u merituar nga askush e as nga fëmijët e kolegëve të mi. Me dorën time nuk nënshkruaj mbytjen e fëmijës tim e fëmijës tuaj “nesër””, thuhet në reagimin e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera