Lajme

Kërkohet paraburgim për gjakovarin që theri të afërmin e tij për bagëti

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 23 September 2021

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person në komunën e Gjakovës, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte ther të afërmin e tij.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë ndaj të pandehurit, M.M, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Njoftimi i plotë:

-Advertisement-

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit, M.M., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Prokuroria njofton se, rasti ka ndodhur më 22 shtator 2021, në fshatin Rogovë, Komuna e Gjakovës, ku pas mosmarrëveshjeve paraprake që kishin mes vete, i pandehuri merr një thikë, shkon në shtëpinë e të dëmtuarit F.M., dhe pas konfliktit verbal e fizik, i pandehuri e godet të dëmtuarin me thikë në anën e djathtë të brinjëve, duke i shkaktuar kështu lëndime të rënda trupore.

I njëjti me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim nga data 22 shtator 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera