Lajme

Kërkohet paraburgim ndaj tre personave në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 28 April 2019

Prokuroria Themelore e Pejës, ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave me dyshimin se të njëjtit kishin për të kryer veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’, nga neni 186 , të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore e Pejës ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj tre të pandehurve, A.N,SH.L dhe një të mituri, për shkak se të njëjtit në bashkëkryerje dyshohen se me datën 26 prill të këtij viti, i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore të dëmtuarit M.N.

I dëmtuari i këtij rasti deri me tani ka qenë i paqasshëm për organet e ndjekjes, ndërsa për kërkimin e tij, përveç njësive relevante policore në teren janë angazhuar edhe FSK-ja.

-Advertisement-

Seanca dëgjimore për caktimin e kësaj mase pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake. ​

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera