Kërkohet paraburgim ndaj dhjetë të dyshuarve në rastin “Brezovica”
Autori: Gazeta inFokus
11:49 | 22 December 2021
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Ferizaj ndaj të pandehurve B.N.,D.R., D.M.,H.B.,S.M.,R.B., R.H.,B.I., S.S., dhe J.K, të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri B.N., nga viti 2014 deri në Tetor 2018, në Shtërpcë, si person zyrtar – Kryetar i Komunës së Shtërpcës , ka marr para dhe dhurata në mënyrë të drejtpërdrejtë, me qëllim që të veproj në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare për dhënien e lejeve ndërtimore në Parkun Kombëtar “Sharri”, në zonën e tretë dhe të dytë të vikend zonës në Brezovicë, me këtë do të kryente veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 428 par.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
I njëjti sipas Prokurorisë, ka keqpërdorur detyrën zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, për dhënien e lejeve ndërtimore në Parkun Kombëtar “Sharri”, në zonën e tretë dhe të dytë të vikend zonës në Brezovicë, me këtë do të kryente veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar” nga neni 422 par.1 të KPRK-së.
Po ashtu, ndaj të pandehurit B.N., ekziston dyshimi i arsyeshëm se ka pranuar dhurata me qëllim të ushtrimit të ndikimit të padrejtë në vendimmarrjen e personave zyrtar për dhënien e lejeve ndërtimore në Parkun kombëtar Sharri në zonën e tretë të vikend zonës në Brezovicë, me këtë do të kryente veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 par.1 të KPRK-së.
Ndaj të njëjtit (B.N.), ekziston dyshimi i arsyeshëm se me datë 21 dhjetor 2021 në shtëpinë e tij në Shtërpcë , ka poseduar armën në kundërshtimin me nenin 5 të Ligjit mbi armët numër 05/L-022, në atë mënyrë me rastin e urdhër kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur një pistoletë e tipit “Cërvena Zastava”, dy karikator dhe 247 fishek të kalibrit 9 mm, dhe një armë shigjetë të cilat janë sekuestruar nga policia, me këtë do të ketë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-ës.
Të pandehurit D.R., D.M. dhe H.B., si persona zyrtar kanë shpërdorur detyrën zyrtare, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, në atë mënyrë që nuk kanë ndërmarrë veprimet ligjore për të ndaluar ndërtimet pa leje të vikend shtëpizave në Parkun Kombëtar “Sharri” me këtë në bashkëkryerje do të kenë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga nen 422 par.1 lidhur me neni 31 të KPRK-ës dhe “Marrja e ryshfetit” nga neni 428 par.2 lidhur me nen 31 të KPRK-ës .
Ndaj të pandehurit S.M., ekziston dyshimi i arsyeshëm se nga viti 2011-2016, si person zyrtar, Drejtor i Kadastrit në komunën e Shtërpcës, ka keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim përfitimit të dobisë pasurore për vete, me këtë do të ketë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar” nga neni 422 par.1 të KPRK-ës.
“I njëjti, në mënyrë të drejtpërdrejtë ka marrë para dhe dhurata, me qëllim që të veproj në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare lidhur me përgatitjen e dokumentacionit për regjistrim të parcelave kadastrale, me këtë do të ketë kryer veprën penale ‘Marrja e ryshfetit’ nga neni 428 par.2 të KPRK-së.
Po ashtu, ndaj të njëjtit (S.M), ekziston dyshimi i arsyeshëm se nga viti 2011-2016, si person zyrtar, Drejtor i Kadastrit në Komunën e Shtërpcë, ka kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë para dhe dhurata me qëllim që të ushtroj ndikim të papërshtatshëm në vendimmarrjen e personit zyrtar – Drejtorit të urbanizmit, me këtë do të kryente veprën penale ‘Ushtrimi i ndikimit’ nga neni 431 par.1 të KPRK-ës. I pandehuri S.M., ka poseduar armën në kundërshtimin me nenin 5 të Ligjit mbi armët numër 05/L-022, në atë mënyrë me rastin e urdhër kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur një revole e tipit TT me numër serik C-102173 dhe 18 fishek dhe një pushkë gjuetie me numër serik B-21388 me 21 fishek , të cilat janë sekuestruar nga policia, me këtë do të ketë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Ndaj të pandehurit R.F., ekziston dyshimi i arsyeshëm se nga viti 2012-2018 , si person zyrtar – shef i Inspektoratit në Komunën e Shtërpcës në mënyrë të drejtpërdrejtë ka marrë para në mënyrë që të mos veproj në pajtim me detyrat e tij zyrtare, me këtë do të ketë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 428 par.1 të KPRK-ës.
I njëjti ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, me këtë do të ketë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar” nga neni 422 par.1 të KPRK-ës.
Kurse, ndaj R.H., ekziston dyshimi i arsyeshëm se nga viti 2011 deri në fund të vitit 2018, në mënyrë të tërthortë i ka dhënë para personit zyrtar që të veproj në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare me këtë do të kryente veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 429 par.3 të KPRK-së dhe veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 par.2 të KPRK-së. I njëjti, iu ka shmangur tatimit pjesërisht pagesës së tatimit duke i prezantuar të dhëna të pavërteta në administratën tatimore, me këtë do të kryente veprën penale “shmangia nga tatimi” nga neni 307 par.3 lidhur me par.1 të KPRK-së.

T� tjera
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...






























