Lajme

Kërkohet paraburgim ndaj 4 të dyshuarve lidhur me aksionin për fajde

Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 18 May 2023

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj katër të pandehurve me inicialet B.M., A.H., B.K dhe A.M.,.

Ata dyshohen për veprat penale “Fajdeja” nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Detyrimi” nga neni  328 par.2 lidhur me nenin 31 të KPRK-ës dhe  “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 294 par.3 lidhur me par.2, të KPRK-ës.

Të pandehurit, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh për veprat penale të lartëcekura.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera