Kërkohet ndryshimi i procedurave të ligjit të prokurimit për sektorin e shëndetësisë
Autori: Gazeta inFokus
21:16 | 01 Tetor 2017
Mbi 9 herë i është dashur Kosovës të ndryshojë ligjin e prokurimit për ta bërë të njëjtin në përputhje me standardet evropiane.
Pavarësisht kësaj, ky ligj shpeshherë ka sjellë telashe të mëdha në sektorin e shëndetësisë për shkak se Organi Shqyrtues i Prokurimit ka diskualifikuar kompanitë e përzgjedhura nga QKUK-ja pas ankesës së operatorëve tjerë, raporton KTV.
OSHP-ja përparësi u ka dhënë kompanive furnizuese në bazë të çmimit e jo cilësisë së medikamenteve.
Proces i njëjtë u përsërit edhe me rastin e vdekjeve të fundit në QKUK, ku po dyshohet se shkak i tyre u bë gazi jocilësor i oksidit.
OSHP-ja kishte diskualifikuar kompaninë fituese që ishte përzgjedhur për furnizim me këtë lloj gazi, duke shpallur fitues një furnizues tjetër, pas ankesës që kishte bërë.
Pikërisht për këtë shkak, drejtues të QKUK-së po kërkojnë që të ndryshohet legjislacioni.
Procedura të prokurimit të veçanta për shëndetësinë me sektorët tjerë po kërkon edhe shoqëria civilë.
Sipas tyre, ky ligj nuk është zbatuar sa duhet duke bërë kështu të sillen produkte të ofertuesve me çmime më të lira por që kanë qenë jo të shëndetshme për pacientët.
Ndërkaq zyrtarë të OSHP-së kanë thënë se nuk mund t’i anashkalojnë dispozitat ligjore pas shqyrtimit të pretendimeve ankimore të ankuesve.
“Kriteret përcaktohen nga autoritetet kontraktuese dhe përzgjedhja e furnizuesve bëhet sipas atyre kritereve, andaj në rastin konkret, OSHP-ja nuk mund të anashkalojë dispozitat e ligjit të prokurimit publik dhe kriteret e vendosura nga vetë autoriteti kontraktues, por OSHP-ja shqyrton pretendimet ankimore të OE ankues, se a është respektuar ligji gjatë zhvillimit të procedurës së prokurimit, sipas kritereve dhe kërkesave të vendosura nga autoriteti kontraktues”.
Mangësi të shumta për funksionimin e prokurimit janë paraqitur edhe në Raportin e Progresit të vitit të kaluar.

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...






























