Lajme

Kërkohet ndryshimi i lektyrave për shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoni

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 08 June 2017

Shoqata e Shrimtarëve të Maqedonisë (SHSHM) do të mbaj asamblenë vjetore të saj më 22 qershor, ku do të shqyrtohet nisma për rishikimin e përmbajtjes së lektyrave për shkollat fillore dhe të mesme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 

SHSHM-ja bën të ditur se kjo nismë do të ngritet pasi që vlerëson se përmbajtja që u jepet nxënësve është e vjetëruar dhe nuk përputhet me vlerat e vërteta në pjesën e letërsisë klasike, por edhe në pjesën e prirjeve të reja në letërsinë vendase dhe botërore.

-Advertisement-

SHSHM-ja do të kërkojë nga Ministria e Kulturës dhe ajo e Arsimit dhe Shkencës që të përdorin mekanizmat e tyre, me pjesëmarrje të ekspertëve të pavarur të sferës së shkencave të letërsisë dhe arsimit, që të pastrohet lektyra sipas parametrave estetike dhe pritshmërive reale nga sistemi arsimor bashkëkohor.

Sipas SHSHM-së, duhet të ketë edhe mënjanim të zgjedhjes së autorëve dhe veprave të aspektit ideologjik dhe të motiveve tjera joletrare./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera