Kërkohet ndryshimi i Kushtetutës, presidenti i Kosovës të zgjidhet nga vota e popullit
Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 18 August 2019
Kosova aktualisht është Republikë Parlamentare, ku vendimet më të mëdha merren në Kuvend dhe Qeveri, përfshirë edhe zgjedhja e vetë Presidentit të vendit.
11 vjet pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, ende kërkohet të ketë ndryshim të saj.
Ky ndryshim kërkohet të përfshijë edhe mënyrën e zgjedhjes së Presidentit të vendit.
Analistët politikë thonë se Presidenti duhet të zgjidhet nga vota e popullit, në mënyrë që të ketë rol unifikues.
Analisti politik, Belul Beqaj, thotë se populli i Kosovës ka arritur nivelin e vetëdijes për të zgjedhur vetë presidentin e vendit.
“Nisur nga praktika që ka dëshmuar se rreth presidentit po zhvillohen taktizime të cilat kanë synim vetëm përfitimin politik të atyre që bëjnë taktizime, jo të interesave të mirëfillta të qytetarit, konsideroj se janë pjekur rrethanat që të mendohet për ndryshimin e kushtetutës. Nëse krahasojmë taktizimet e partive politike dhe interesat e mirëfillta të qytetarëve, pavarësisht se në cilin nivel të vetëdijes politike janë qytetarët, konsideroj se është më mirë të i japim përparësi qytetarit dhe çështja e Presidentit të Republikës të jetë në duar të qytetarit, se sa në duar të partive politike që taktizojnë për shkak të përfitimeve të tyre e jo në interes të qytetarit”, tha ai, për Ekonomia Online.
Beqaj thotë se presidenti duhet të jetë në shërbim të vetë qytetarëve të Kosovës dhe jo të partive politike që e kanë votuar atë për president.
“Do t’i shtohen kompetencat e presidentit, por edhe përgjegjësitë dhe besoj se nuk do të ketë mundësi aq të madhe të manovrimit dhe taktizimeve të partive politike se sa që ka sot dhe besoj se në nivel të ngritjes edhe të vetëdijes së qytetarit por edhe të ndërgjegjes dhe përgjegjësisë që merr kryetari rezultati do të jetë në interes të Kosovës dhe definitivisht presidenti duhet të jetë në shërbim të tyre dhe jo të partive që e kanë zgjedhë”, shtoi Beqaj.
Po ashtu, Profesori Universitar, Mazllum Baraliu, thotë se zgjedhja e Presidentit nga vetë populli është më demokratike dhe kështu Presidenti do të kishte më shumë legjitimitet. Ai thotë se kompetencat do të shtohen, por do të jenë edhe të kufizuara.
“Është më demokratike, legjitime dhe më me influencë mënyra e zgjedhjes së Presidentit në mënyrë të drejtpërdrejtë nga qytetarët, atëherë fiton legjitimitet më shumë, pamundësohet që subjektet politike në Parlament të bëjnë ndonjëherë edhe gjimnastika politike për të penguar dikë që të zgjidhet President dhe ka legjitimitet më shumë Presidenti sepse ka votën e drejtpërdrejtë e dimë sa ka votë nga qytetari”, thotë Baraliu.
“Kompetencat e presidentit tani janë të rregulluara me nenin 84 të Kushtetutës së Kosovës, atëherë do duhej të ishin rreth 30 kompetenca, kompetenca të zgjeruara ose jo, por do të rregulloheshin edhe mekanizmat kufizues që nuk janë tani me këtë Kushtetutë”, tha ai.
Por, ndryshe po mendon Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu.
Ajo thotë se Kushtetuta e Kosovës nuk ka nevojë për një ndërhyrje të tillë, sepse është Republike Parlamentare dhe jo Presidenciale.
“Besoj se Kosova është drejt e orientuar dhe e specifikuar me Kushtetutë si Republikë Parlamentare, në qoftë se do ta kishim Republikën Presidenciale, pastaj do të nënkuptonte që zgjidhet Presidenti nga populli. Besoj se kompetencat e Qeverisë, Kuvendit, e Presidentit janë të qarta në Kushtetutë dhe besoj se këtu nuk do duhej që të kishte ndërhyrje apo ndryshime”, thotë Haxhiu, për EO.
Ajo thotë se Presidenti i Kosovës nuk duhet të ketë më shumë kompetenca se aq, pasi që do të viheshin në rrezik çështje të rëndësishme për vendin, siç ishte ajo shkëmbimit territorial.
“Ne kemi pasur problem me emrat e përveçëm që kanë qenë president, kemi pasur problem, e sidomos tani me presidentin Thaçi ku në mënyrë arbitrare jokushtetuese merr përsipër që të qoj përpara idetë e rrezikshme sa i përket shkëmbimit territorial, por besoj se kjo nuk është arsye për të hyrë ndryshime që ta zgjedhim presidentin nga qytetarët e Kosovës”, shtoi Haxhiu.
Sipas rregullores së Kuvendit, zgjedhja e Presidentit bëhet me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve.
Nëse do të ketë ndryshim të Kushtetutës dhe zgjedhja e Presidentit bëhet drejtpërdrejt nga populli, atëherë Presidenti pritet të marrë kompetenca shtesë, që e bën sistemin gjysmë-presidencial apo presidencial, varësisht ndryshimeve që aprovohen.
Të tjera
-
11 vjet nga marrëveshja e parë Kosovë-Serbi në Bruksel
Sot bëhen 11 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë mes Kosovës dhe Serbi...
-
G7 rikonfirmon mbështetjen financiare dhe ushtarake për Ukrainën
Grupi i shtatë vendeve më të zhvilluara të botës ripohoi mbështetjen e tij pë...
-
Ulutash i pranishëm në stërvitjen e Ushtrisë serbe “Whirlwind 2024”
Me ftesë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ser...
-
Nënkryetarja e kryeqytetit do të ligjërojë kundër dhunës me bazë gjinore
Nënkryetarja e Kryeqytetit, Jehona Lushaku Sadriu do të ligjërojë kundër dhun...
-
Hajdari raporton sot në Komisionin për Integrime Evropiane
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të rap...
-
Kurti viziton nga afër fillimin e punimeve në rrugën Kijevë-Dollc
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të vizitojë fillimin e punimeve të pr...
-
Maqedonci: Kemi informacione se Serbia sot do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi ...
-
SHBA bllokon nismën për anëtarësimin e territoreve palestineze në OKB
Shtetet e Bashkuara të enjten bllokuan OKB-në nga njohja e një shteti palesti...
-
Qalaj: Jankoviq duhet të intervistohet nga AKI-ja dhe PK-ja se çfarë informacionesh dha në Serbi
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se zëvendës...
-
Ngjarjet e parapara për sot
Këto janë disa nga ngjarjet që janë paraparë për tu zhvilluar sot. Nënkrye...
-
Moti në Kosovë me vranësira
Për sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe inte...
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...