Lajme

Kërkohet ndryshimi i aktgjykimit të Gjykatës Themelore në rastin “Pronto”

Autori: Gazeta inFokus 21:33 | 05 June 2020

Prokuroria Speciale ka kërkuar që të ndryshohet aktgjykimi i Gjykatës Themelore në rastin “Pronto”.

Në janar u liruan si të pafajshëm nga Gjykata e Themelore. Por, punën me drejtësinë nuk e kanë përfunduar ende akterët e rastit të njohur si “Pronto”.

Me vendimin e Themelores nuk u pajtua prokurorja Speciale, Drita Hajdari.

-Advertisement-

Ajo ka parashtruar aneksë në Gjykatën e Apelit pasi u liruan nga akuza Adem Grabovcin, Besim Beqajn, Zenun Pajazitin dhe 8 të akuzuar të tjerë për veprën penale shkelja e statusit të barabartë të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

E tani kur kanë kaluar gjashtë muaj nga shpallja e këtij aktgjykimi për këtë rast, kjo lëndë ka arritur në Gjykatën e Apelit.

Ndërkohë seanca e Kolegjit për rastin në fjalë është caktuar të mbahet me 17 qershor.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj gjykate Arbër Shala.

Ndërkohë, prokurorja Drita Hajdari po kërkon që të ndryshohet vendimi i shkallës së parë.

Ndërkohë mbrojtësi i të akuzuarit Fatmir Shurdhaj, avokati Emrush Kastrati, aktakuzën e ngritur nga Prokuroria e cilësoi si presion mediatik pasi që tha se kjo aktakuzë nuk ka të bëjë fare me veprimet inkriminuese të të mbrojturit të tij.

Sipas Kastratit ky rast është dashur të përmbyllet edhe më herët pasi ishte hetuar edhe nga Euleksi.

Prokuroria Speciale në vitin 2018 kishte ngritur aktakuzë ndaj zyrtarëve të lartë të PDK-së pasi dyshohej që kanë keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare duke bashkëpunuar në mes vete për dhënien e privilegjeve dhe përparësive kundërligjshme personave të cilët kanë konkurruar në funksione të rëndësishme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera