Lajme

Kërkohet ndihmë financiare për PriFest

Autori: Gazeta inFokus 17:26 | 03 June 2018

Shoqata e Producentëve të Kosovës u ka bërë thirrje institucioneve vendore që të mbështesin financiarisht festivalin e filmit PriFest dhe platformën e industrisë filmike të saj PriFORUM.

Kërkesa për ndihmë financiare niset nga fakti se PriFest është një ndër institucionet më të rëndësishme të kulturës, dhe jo vetëm filmike në Kosovë, që kontribuon në ngritjen kulturore e kinematografike të audiencës, por edhe në zhvillimin dhe ngritjen e industrisë filmike vendore, thuhet në komunikatën për media.

“Siç na kanë informuar nga PriFest, ata sivjet do të organizojnë edhe promovimin e shtëpive filmike të Kosovës, mundësive të tyre teknike për xhirim dhe post-produksion si dhe promovimin e lokacioneve për xhirim në Kosovë për projektet e huaja filmike. Të gjitha këto na bëjnë që ne producentët filmik të Kosovës, të kërkojmë që brenda mundësive të mbështetni këtë festival dhe institucion të kinematografisë, në të mirë të zhvillimit të industrisë së filmit të Kosovës”, përfundon komunikata.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera