Lajme

Kërkohet ndihmë financiare për fëmijët e nënës që u vra nga burri në Kamenicë!

Autori: Gazeta inFokus 18:20 | 07 August 2020

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka kërkuar nga institucionet e vendit që ta ndajnë një fond për fëmijët e nënës së ndejrë nga Kamenica që u vra nga burri i saj.

“Këta fëmijë në vend që të jenë në përkujdesje të shtetit dhe të trajtohen institucionalisht me psikologë e profesionist të traumës, ata janë të detyruar që të jetojnë tek gjyshërit, e sikur nuk mjafton tragjedia e traumat që përjetuan ata duhet të përballën edhe me varfrinë e skajshme dhe kushtet e rënda ekonomike dhe gjendjen e rënduar emocionale me të cilat përballen gjyshërit e tyre të pafajshëm në këtë rast.

Jam plotësisht e vetëdijshme për mungesën e kapaciteteve institucionale në trajtimin profesional të këtij rasti dhe rastëve tjera si kjo, por sot kam një kërkesë për

-Advertisement-

Kryeministrin z. Hoti,

Ministren e Financave zonjen Bajrami,

Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale z.Reçica, ju lutem shumë që urgjentisht të ndani një fond të lejueshëm për këta fëmijë dhe t’ë krijon kushte normale për jetesë”, ka deklaruar ajo.

Postimi i plotë:

Adresimi im ne Seancen Plenare sot me 7 Gusht 2020 ashtu siq edhe kisha paralajmeruar dit me pare lidhur me rastin e privimit nga jeta me shufer metalike te Gruas nga Kamenica dhe femijet e saj.

Të nderuara Kolege dhe ju Kolegë deputet

Para dy javësh të gjithë ishim dëshmitar të ngjarjes makabre që ndodhi në Kamenicë, ku burri privoj nga jeta në mënyrën ma brutale me shufër metalike bashkëshorten e tij.

Ky rast si edhe shumë raste tjera nuk duhet të kalojnë nën hije për shkak të gjendjes së rëndë që po kalon Kosova në përballje me Pandeminë.

Uroj që ky të jëtë rasti I fundit në Kosovë dhe kërkoj nga organet e drejtësisë të jenë të pamëshirshme ndaj personit që kreu këtë krim.

Të nderuar kolegë deputet,

Tragjedia nuk përfundon me kaq andaj;

Arsyeja që sot kam dalur në foltore janë fëmijët që la pasë kjo tragjedi.

Para një jave përkatësisht në natën e Bajramit nga portalet tona u raportua se, citoj titullin;

“Pasi burri vrau gruan me shufër metalike, për fëmijët e tyre po kujdesen gjyshërit.”

Artikull ky që në brendi tregon për kushtet e rënda ekonomike dhe gjendjen e rëndë emocionale me të cilat përballën gjyshërit e fëmijëve.

Këta fëmijë në vend që të jenë në përkujdesje të shtetit dhe të trajtohen institucionalisht me psikologë e profesionist të traumës, ata janë të detyruar që të jetojnë tek gjyshërit, e sikur nuk mjafton tragjedia e traumat që përjetuan ata duhet të përballën edhe me varfrinë e skajshme dhe kushtet e rënda ekonomike dhe gjendjen e rënduar emocionale me të cilat përballen gjyshërit e tyre të pafajshëm në këtë rast.

Jam plotësisht e vetëdijshme për mungesën e kapaciteteve institucionale në trajtimin profesional të këtij rasti dhe rastëve tjera si kjo, por sot kam një kërkesë për

Kryeministrin z. Hoti,

Ministren e Financave zonjen Bajrami,

Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale z.Reçica, ju lutem shumë që urgjentisht të ndani një fond të lejueshëm për këta fëmijë dhe t’ë krijon kushte normale për jetesë.

Nëse nuk keni mundësi e kapacitete që të ndërtoni institucione profesionale për trajtimin e këtyre rasteve, bëjeni atë që mundeni dhe ndihmoni këta fëmijë të pafajshëm.

Po ashtu nga ministri Reçica kërkoj që në planifikimin e buxhetit për vitin 2021 të planifikoj buxhet për ngritjen e një institucioni ku do të mund të qëndrojnë fëmijët të cilët janë viktimë e dhunës familjare deri në tejkalim të traumës dhe normalizim të gjendjes.

Pasojat e ekspozimit të këtyre fëmijëve ndaj dhunës do ti vuajm si shoqëri sepse ekspozimi ndaj dhunës gjatë fëmijërisë ka pasoja jashtëzakonisht negative si për shëndetin fizik edhe atë mendor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera