Kërkohet mobilizim për t’i pamundësuar manipulimet në zgjedhje
Autori: Gazeta inFokus
08:13 | 18 Maj 2017
Njohësit e proceseve zgjedhore, Blerim Burjani dhe Albert Krasniqi, u kanë bërë thirrje organeve të përfshira në procesin e administrimit të zgjedhjeve, që ta kryejnë punën e tyre me profesionalizëm dhe përgjegjësi, në mënyrë që më 11 qershor të kemi proces të rregullt zgjedhor, pa keqpërdorime dhe pa manipulim të votave.
Albert Krasniqi nga rrjeti i organizatave “Demokracia në Veprim” ka thënë se tashmë ka filluar mobilizimi për vëzhgimin e plotë të zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit. Ai ka thënë për gazetën “Epoka e re” se edhe në këto zgjedhje “Demokracia në Veprim” do të jetë e pranishme në çdo vendvotim për ta ruajtur integritetin e procesit zgjedhor.
“‘Demokracia në Veprim’, si grup i gjerë i organizatave vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve, është mobilizuar për ta bërë vëzhgimin e plotë të procesit zgjedhor të 11 qershorit. Jemi duke planifikuar që edhe këtë herë t’i mbulojmë të gjitha vendvotimet në Kosovë në mënyrë që të kemi një pasqyrë të përgjithshme të asaj se çfarë po ndodh në ditën e zgjedhjeve dhe të raportojmë për këto shkelje në mënyrë që ta ruajmë integritetin e procesit zgjedhor”, ka deklaruar Krasniqi, duke shtuar se në dy palë zgjedhjet e fundit, procesi zgjedhor ka qenë i kontrolluar dhe nuk ka pasur shumë manipulime.
Ai u ka bërë thirrje organeve që janë të përfshira në procesin e administrimit të zgjedhjeve, që ta kryejnë punën e tyre me profesionalizëm dhe përgjegjësi në mënyrë që më 11 qershor të kemi një proces të rregullt zgjedhor pa keqpërdorim dhe manipulim të votave.
Por njohësi i proceseve zgjedhore, Blerim Burjani, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se edhe zgjedhjet e 11 qershorit mund të përcillen me parregullsi. Ai u ka bërë thirrje Policisë dhe Prokurorisë të jenë aktive për t’i siguruar kushtet e domosdoshme për të votuar qytetarët si dhe të përkujdesen që të ndodhin sa më pak keqpërdorime apo probleme të tjera që do ta kishin zbehur procesin dhe legjitimitetin e tij.
“Zgjedhjet e parakohshme janë zgjedhje ku përfshihen të gjitha procedurat për një kohë të shkurtër veprimi të KQZ-së. Pozitive mund të jetë organizimi teknik, por këto zgjedhje nuk prodhojnë standarde të mirëfillta, pra mund të ketë parregullsi sa i përket procesit të mbarëvajtjes. KQZ-ja, Policia dhe Prokuroria gjithmonë janë përkrahëse të procesit zgjedhor dhe kredibilitetit të tij. Policia dhe Prokuroria duhet të jenë aktive për t’i siguruar kushtet e domosdoshme për t’i votuar qytetarët, si dhe duhet të përkujdesen që të ndodhin sa më pak keqpërdorime apo probleme të tjera që do ta kishin zbehur procesin dhe legjitimitetin. Deri më tash mekanizimi i sigurisë në procesin zgjedhor ishte i kënaqshëm”, ka deklaruar Bujrani, duke shtuar se teknikisht këto zgjedhje mund të organizohen, por validiteti i tyre demokratik nuk është i qartë.

T� tjera
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...


































